Takohen presidenti Nishani dhe Ivanov, ja çfarë biseduan

Aktuale

Takohen presidenti Nishani dhe Ivanov, ja çfarë biseduan

Më: 16 mars 2017 Në ora: 17:06
Pamje nga takimi Ivanov-Nishani

Presidenti shqiptar Bujar Nishani në kuadrin e pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Global të Baku-së, zhvilloi sot me Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Në këtë takim Nishani shprehu qëndrimin e Shqipërisë për marrëdhënie të mira, miqësore e bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë fqinjën e drejtpërdrejtë, Maqedoninë.

Duke iu referuar situatës paszgjedhore në Maqedoni, Presidenti Nishani shprehu shqetësimin për situatën e përgjithshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike atje, si dhe theksoi tentativat për ta transferuar krizën nga domeni politik në atë etnik, mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë.

Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se, Shqipëria asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti tjetër, dhe aq më pak të vendeve fqinje. Lidhur me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, Presidenti Nishani theksoi se ata janë një faktor shtetformues dhe Shqipëria do t’i mbështëse në kërkesat e tyre legjitime për respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat