Jevtiq: Lista Serbe nuk heq dorë nga asociacioni

Aktuale

Jevtiq: Lista Serbe nuk heq dorë nga asociacioni

Më: 16 mars 2017 Në ora: 19:15
Dalibor Jevtiq

Lista Serbe nuk do të heqë dorë nga formimi i Bashkësisë së komunave serbe dhe atë që është arritur marrëveshja lidhur me këtë në Bruksel, ka deklaruar të enjten ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq.

Ai në tribunën e Qendrës për politikë publike ndërkombëtare “Pikëpamjet dhe perspektivat e BKS-së” në Fakultetin për diplomaci dhe siguri, theksoi se ky është qëndrim politik i serbëve në Kosovë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës dje ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai akuzohet se i ka dhënë në shfrytëzim të përhershëm automjetin zyrtar që ishte  pronë e ministrisë, Radio KIM –TV Centar, me seli në Çagllavicë të Komunës së Graçanicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat