Hahn: Tregu i përbashkët në Ballkan do të hap 80 mijë vende pune

Aktuale

Hahn: Tregu i përbashkët në Ballkan do të hap 80 mijë vende pune

Më: 16 mars 2017 Në ora: 20:23
Pamje nga Samiti në Sarajevë

Tregu u vetëm në Ballkan do të hap 80 mijë vende të reja pune, deklaroi komesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn në Sarajevë. Sot në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hervegovinës, u mbajt mbledhja e kryeministrave të Ballkanit në të cilën pjesëmarrës ishte edhe Johannes Hahn.

Fokusi i këtij takimi ishte zhvillimi ekonomik. Në këtë drejtim Hahn deklaroi se është ide e mirë për të punuar në një treg të përbashkët dhe largimin e pengesave, si doganat, që të mundësohet realizimi i qindra shërbimeve.

Komesari pohoi se BE-ja mbetet në qëndrimin se vendet ballkanike duhet të futen në BE, qëndrim që u tha edhe në javën e kaluar nga liderët e vendeve anëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat