Haradinaj: Serbia është e mllefosur me mua për shkak të disfatës në Dukagjin

Aktuale

Haradinaj: Serbia është e mllefosur me mua për shkak të disfatës në Dukagjin

Më: 16 mars 2017 Në ora: 21:13
Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për gjykimin e disahershëm të tij për shkak të kërkesave të mëdha të Serbisë për persekutimin e tij.

Ai ka treguar në emisionin “Komiteti”,se pse, sipas tij, Serbia ka mllef të theksuar ndaj Haradinajt dhe vazhdon të kërkojë me ngulm dënimin e tij dhe zbulimin e provave që shteti serb thotë se i ka për krime lufte.

Haradinaj ka përmendur qëllimet që, sipas tij, kishte Serbia në zonën e Dukagjinit, ku ai komandonte gjatë kohës së luftës.

Sipas tij, Serbia e kuptoj se tashmë kishe humbur zonën e Dukagjinit, investimet disa shekullore dhe sipas tij, Serbia tashmë e kishte kuptuar se ata ishim të pa eliminushëm.

“Çdo shtet e ka doktrinën, krenarinë, lavdinë e vet, ata (serbët) i humbën at krenari, at lavd në Dukagjin, të them të drejtën dështuan, dështuan gjithë atë investim disa shekullor, Dukagjinin sidomos, dhe e humbën në mënyrë të çuditshme. Bënë disa herë përpjekje, më kujtohet kur binin edhe njësi prej Bosnjës, i mobilizonin ata. Mirëpo edhe ne e fituam artin e luftës më aq sa kishim, por i kishim aftësitë tona, ishim në vendin tonë dhe të pa eliminueshëm prej tyre”, ka thënë Haradianj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat