Ligjërata e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që është duke e mbajtur në Kolegjin UBT është penguar nga një vajzë e re.
Ajo e ka pyetur të parin e vendit gjatë fjalimit të tij se “A është President i Klanit Pronto”.
Pas këtij veprimi, e reja është përjashtuar nga salla ku po mbahej ligjërata.
Gjatë kësaj ligjërate para studentëve , kreu i shtetit është duke folur për zhvillimet aktuale në vend.