Përurohet fabrika që ua lehtëson jetën qytetarëve të Prishtinës

Aktuale

Përurohet fabrika që ua lehtëson jetën qytetarëve të Prishtinës

Më: 17 mars 2017 Në ora: 13:08
E filluar në vitin 2014 nga fabrika që është përuruar sot në mënyrë indirekte do të përfitojnë edhe komunat si, Drenasi, Podujeva, Lipjani, Graçanica dhe Shtimja.

(E plotësuar) - Fabrika e ujit në Shkabaj rrit shpresën se nuk do të ketë më reduktime të ujit për qytetarët e Prishtinës por edhe për ata të komunave fqinje të kryeqytetit, Obiliq dhe Fushë Kosovë.

E filluar në vitin 2014 nga fabrika që është përuruar sot në mënyrë indirekte do të përfitojnë edhe komunat si, Drenasi, Podujeva, Lipjani, Graçanica dhe Shtimja.

Në përurimin e saj u panë bashkë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit bashkë me kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

E ky i fundit u entuziazmua shumë për këtë përurim të fabrikës e që sipas tij mundëson që qytetarëve të lahen edhe në orën 2 të natës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se hapja e fabrikës së ujit në Shkabaj, është ajo që i duhet qytetarit, nga politika, e jo marrja me akuza e kundërakuza mes vetes, por me projektet që kanë të bëjnë me jetën e tyre. Veseli me këtë rast pati edhe një urim të veçantë për kryetarin e Prishtinës  Ahmeti.

Veseli: Kjo fabrikë rritë kualitetin e jetës së kryeqytetasve

“Sot jemi para një momenti në të cilin do të bëhet fillimi i punës së kësaj fabrike për të cilën duhet të jenë të sigurt gjithë qytetarët tanë të kryeqytetit dhe qytetit i cili është shumë industrial, që ka pasur nevojë për ujë, do të kenë ujë 24 orë në ditë. Kjo në fakt rritë kualitetin e jetës në kryeqytetin tonë dhe qytetin e Obiliqit, por ajo çka është më kryesore si kryeqendrës që nuk do të jetë më narrativ i mysafirëve kur vijnë për të treguar se pas orës 24 nuk ka ujë në kryeqytetin e shtetit me të ri në Evropë. Për atë po e shoh shumë të gëzuar dhe entuziazmuar edhe kryetarin e Komunës, e uroj”, tha Veseli.

Duke iu përgjigjur Veselit, kryetari Shpend Ahmeti , tha se ka arsye që të jetë i entuziazmuar pasi që qytetarët tani e tutje mund të lahen edhe në orët e vona të natës, e  jo si deri më tani që janë përballur me reduktime.

Ahmeti: Jam i entuziazmuar, pasi uji ishte problemi numër një i qytetarëve të Prishtinës

“Zotëri Veseli po ashtu mu duk i entuziazmuar, po ma merr mendja si qytetar i Prishtinës që do të ketë ujë, por e pat mirë, sepse me të vërtetë jam i gëzuem dhe entuziazmuar sepse parafolësit mu dukën shumë serioz në këtë ditë të gëzuar jo vetëm për qytetarët e këtyre tetë komunave por në përgjithësi....në çdo sondazh që e kemi bërë edhe në të fundit që e kemi bërë para tre muajve, problemi kryesor i qytetarëve të Prishtinës nuk është paraqitur asgjë, bile është paraqitur edhe më lart se papunësia, ajo është furnizimi më ujë të pijshëm. Kjo ka qenë problemi kyç edhe unë jam i entuziazmuar jo pse qytetarët munden në ora 02:00 pas mesnatës të lahen  apo munden me pi ujë lirisht prej çezmës , por këtë ditë e kemi pritur qe sa”, tha Ahmeti.

Por edhe dikush i pranishëm u ndje i kënaqur pasi që tha se ka meritat për këtë fabrikë.

Kryeministri i Kosoëvs Isa Mustafa, i cili në kohën kur filloi ndërtimi i kësaj fabrike ishte kryetar i komunës së Prishtiëns tha se po ndihet mirë që po i zgjidhin disa prej problemeve kyçe të qytetarëve.

Mustafa: Me këtë tani nuk po zgjidhet vetëm problemi i furnizimit të rregullt me ujë të Prishtinës

“Është kënaqësi e madhe që ne po e zgjidhim problemet me të rënda të qytetarëve. Problemin e ujit, problemin e energjisë, problemin e ngrohjes, që nuk e kanë rënduar vetëm Prishtinën si komunën me të madhe të Kosovës dhe kryeqendrën e Kosovës, por nga ngarkuar edhe komunat e tjera. Me këtë tani nuk po zgjidhet vetëm problemi i furnizimit të rregullt me ujë të Prishtinës, por edhe gjashtë komunave tjera që janë të ndërlidhura me këtë ujësjellës rajonal. Edhe unë jam i kënaqur sepse edhe mua me ka rënë hise kur kemi përgatitur dokumentacionin për këtë investim që të nënshkruajmë, përcaktojmë strukturën e financimit”, tha Mustafa.  

Një përkrahje të madhe në ndërtimin e kësaj fabrike e ka dhënë edhe Bashkimi Evropian. Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Natalia Apostolova tha se BE-ja ka dhënë më shumë se 100 milionë euro në sektorin e ujërave deri më tani, derisa ky është projekti më i madh në këtë sektor.

Apostolova: Ky është njëri ndër projektet me të mëdha në sektorin e ujërave në Kosovë

“Jam krenare që BE është një prej financuesve kryesor i këtij projekti që bënë një ndryshim në jetën e burrave, grave dhe fëmijëve të Kosovës. Kompania Rajonale Prishtina ka fituar 8 milionë euro falas me 5 milionë që shkojnë pikërisht për këtë që po përurojmë sot. Ky është njëri ndër projektet me të mëdha në sektorin e ujërave në Kosovë dhe ka mbledhur fonde nga kontribuues të ndryshëm. Kjo përfshirë një kredi nga KFË dhe kontribute nga qeveria e Kosovës dhe komuna e Prishtinës prej pesë milionë”, u shpreh ajo.

Për realizimin e këtij projekti Qeveria e Kosovës ka marr kredi edhe nga banka gjermane KFW. Drejtori gjeneral i kësaj banke Roland Siller tha se janë të kënaqur me rezultatet e këtij projekti.

Siller: Projekti u realizua relativisht lehtë

“Që nga ditët e para kemi investuar në emër të Qeverisë së Kosovës rreth 320 milionë euro në vend në sektorin e energjisë, të ujërave dhe po ndihmojmë të ndërtojmë edhe sektorin financiar. Në aspektin financiar kjo u bë e mundur vetëm pse u bashkuam me institucionet e ndryshme. Gjatë zbatimit do të prisnim shumë probleme sepse ishte gjë e re të bënim një program të tillë në këtë vend. Mirëpo në fakt pasi nënshkruam kontratat në vitin 2014 realizimi dhe zbatimi i projektit ishte relativisht i lehtë, pra partnerët kosovar dhanë rezultate.”, tha Siller

Kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Ilir Abdullahu, tha se me lëshimin e punës me kapacitet të plotë të këtij impianti do të arrihet një furnizim i qëndrueshëm me ujë për banorët e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe indirekt do të përfitojnë komuna e Podujevës dhe ajo e Graçanicës, por do të përfitojnë gjithashtu edhe komunat, të cilat ata i menaxhojnë, si, Drenasi, Lipjani dhe Shtimja.

Image

Mustafa: Edhe mua më ka rënë hise të merrem me projektin e ujësjellësit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në inaugurimin e Fabrikës së re të Ujit të pijshëm në Shkabaj të Prishtinës, nga funksionalizimi i të cilës do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë banorët e Komunës së Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës, ndërkaq do të përfitojnë edhe komunat e Podujevës, Graçanicës, Drenasit, Lipjanit dhe Shtimes.

Para të pranishmëve, kryeministri Isa Mustafa u shpreh i kënaqur që po merr pjesë në promovimin e një prej investimeve më të mëdha në Kosovë që ka të bëjë me ujin, në këtë rast të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

“Është kënaqësi e madhe që ne po zgjidhim problemet më të rënda të qytetarëve, problemin e ujit, problemin e energjisë, atë të ngrohjes, që nuk e kanë rënduar vetëm Prishtinën si komunën më të madhe të Kosovës dhe kryeqendrën e Kosovës, por kanë ngarkuar edhe komunat e tjera”, tha kryeministri.

Më tej, kryeministri theksoi se me këtë nuk po zgjidhet vetëm problemi i furnizimit të rregullt me ujë të Prishtinës, por edhe të gjashtë komunave që janë të ndërlidhura me këtë ujësjellës rajonal, të cilat do të kenë ujë më shumë, për arsye të furnizimit më të madh.

“Unë veçmas jam i kënaqur, sepse edhe mua më ka rënë hise para pesë viteve kur e kemi përgatitur dokumentacionin për këtë investim që të nënshkruajmë, që të përcaktojmë strukturën e financimit. Më vjen mirë që Komuna e Prishtinës i ka përmbushur të gjitha obligimet e veta në shumë prej pesë milionë eurove, programi IPA i Bashkimit Evropian, poashtu Banka Zhvillimore Gjermane prej 20 milionëve dhe kështu, kemi arritur që të realizohen dhe të kryhet përafërsisht në afatin e paraparë. Sot, po shfrytëzoj rastin që t’ju uroj juve, qytetarëve të Kosovës, qytetarëve të Prishtinës dhe veçmas të falënderoj shtetin gjerman, Bankën Gjermane, Komisionin Evropian për një investim shumë të rëndësishëm, sepse nuk ka gjë më të mirë se sa qytetarëve t’iu sigurohet uji dhe nevojat elementare te tyre”, tha kryeministri Mustafa.

Image

Të pranishmëve me nga një fjalë rasti i janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, përfaqësuesja e BE-së, Nataliya Apostolova, zëvendës shefja e Ambasadës Gjermane në Kosovë, Cristina Gehlsen, drejtori gjeneral i KfW-së, Roland Siller, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe udhëheqësi i Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Ilir Abdullahu.

Abdullahu, në fjalën tij e ka quajtur objekt me rëndësi të veçantë dhe nga më të mirët në regjionin e Ballkanit objektin e Fabrikës së Re në Shkabaj, duke i falënderuar të gjithë kontribuuesit që kanë bërë që ky projekt të arrijë në fazën finale.

Ai, po ashtu, bëri të ditur se projekti i cili u përurua sot është vazhdimësi e projektit të fazës Prishtina – faza e parë, e dytë dhe e tretë.

“Me lëshimin e punës me kapacitet të plotë të këtij impianti do të arrihet një furnizim i qëndrueshëm me ujë për banorët e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe indirekt do të përfitojnë Komuna e Podujevës dhe ajo e Graçanicës, por do të përfitojnë gjithashtu edhe komunat, të cilat ne i menaxhojmë, Drenasi, Lipjani dhe Shtimja. Para nesh janë edhe sfida tjera, si impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, në mënyrë që të kemi një Kosovë shumë më të pastër”, tha Abdullahu.

Qeveria e Kosovës ka dhënë 5 milionë euro për ndërtimin e kësaj Fabrike.

Image***

Fabrika për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj do ta rrisë kualitetin e jetës për qytetarët e Prishtinës dhe Obiliqin, pasi mundëson një furnizim të qëndrushëm me ujë të pijes.

Kështu u tha në përurimin e kësaj fabrike, e cila ka kushtuar 35 milionë euro.

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina", Ilir Abdullah, në përurimin e  Fabrikës për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj, ka thënë se me lëshimin në përdorim të kësaj fabrike do të mundësohet një furnizim i qëndrueshëm me ujë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se kjo fabrikë do ta rrisë kualitetin e jetës për qytetarët e Prishtinës dhe Obiliqin. Ai tha se tash e tutje Prishtina nuk do të jetë narrativë për mysafirët se pas orës 24:00 do të ndalet uji.

Veseli shtoi se edhe shumë qytete tjera kanë probleme me ujë dhe se duhet të angazhohen për zgjidhjen e atij problemi.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi se është kënaqësi që po zgjidhin problemet me të mëdha për qytetarët siç është uji, ngrohja qendrore e tjera.

Image

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është shprehur shumë i kënaqur me promovimin e investimit të ujësjellësit rajonal “Prishtina”, për të furnizuar me ujë 24 orë.

“Është kënaqësi e madhe që ne po zgjidhim problemet më të rënda të qytetarëve, të ujit, energjisë, të ngrohjes që nuk e kanë rënduar vetëm Prishtinën si kryeqendër, por edhe komunat tjera”, ka thënë Mustafa në përurimin e fabrikës së ujit në Shkabaj.

Sipas kryeministrit me këtë projekt nuk po zgjidhet problemi vetëm për Prishtinën por edhe për gjashtë ë komuna tjetra.

“Edhe mua më ka rënë hise ta përgatisë dokumentacionin për këtë investim. Më vjen mirë që komuna i ka përmbush të gjitha pikat për këtë projekt”, ka shtuar Mustafa.

“Kemi arritur që ky projekt të kryhet përafërsisht ne afatin e paraparë”, ka pohuar ai.

Dhe në fund, Mustafa ka thënë se s’ka gjë më të mirë se sa qytetarëve tu sigurohet uji dhe nevojat elementare në jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat