Transformimi i FSK-së, Kocijançiç: BE ndan të njëjtat pikëpamje si NATO dhe SHBA

Aktuale

Transformimi i FSK-së, Kocijançiç: BE ndan të njëjtat pikëpamje si NATO dhe SHBA

Më: 17 mars 2017 Në ora: 21:19
Maja Kocijançiç

Bashkimi Evropian është duke ndjekur çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga afër. “BE-ja ndan të njëjtat pikëpamje si NATO dhe SHBA për këtë çështje”, deklaroi Maja Kocijançiç, Zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në BE.

Thirrja për një pezullim të dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, i përfshirë në një rezolutë të miratuar në Kuvendin e Kosovës nuk kontribuon kurrësesi në raportet e Prishtinës me Brukselin si dhe normalizimit të marrëdhënieve, që është në kundërshtim me angazhimet e marra në mënyrë të vazhdueshme nga Kosova.

“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, për të zbatuar marrëveshjet e arritura në dialog deri më tani dhe kështu të avancojë edhe normalizimi i marrëdhënieve dhe perspektiva e saj drejt BE-së dhe jo me vendime të njëanshme që do të dëmtojnë proceset dhe perspektivën e integrimit të vendit të tyre drejt institucioneve ndërkombëtare” tha Kocijancic për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat