Gecaj i përgjigjet Berishës: Nuk jemi legena, neve na u vranë aktivistët politikë

Aktuale

Gecaj i përgjigjet Berishës: Nuk jemi legena, neve na u vranë aktivistët politikë

Më: 18 mars 2017 Në ora: 18:55
Bajram Gecaj - Isa Mustafa

Bajram Gecaj është zyrtari i dytë në LDK që ka vazhduar debatin për zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës. Ka thënë se LDK asnjëherë s’është ndalur së kërkuar drejtësi për vrasjet politike.

Ky reagim i Gecajt erdhi pasi deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha tha se zyrtarët e LDK-së janë legena dhe se vetëm para fushatave zgjedhore keqpërdorin vrasjet e pasluftës për qëllime politike.

Reagimi i Berishës erdhi pasi Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu kërkoi nga Shteti zbardhjen e vrasjeve të pasluftës të zyrtarëve të kësaj partie.

Postimi i plotë i Gecajt:

Deklarime banale, të pavërteta dhe plotësisht jo të sinqerta janë ato që LDK përmend vrasjet politike vetëm para zgjedhjeve. Edhe ashtu ne jemi largë zgjedhjeve lokale dhe edhe më largë atyre qendrore. LDK nuk do të pushoi kurrë së kërkuari drejtësi për vrasjet dhe tentim-vrasjet ndaj aktivistëve ndër më të mirët të LDK-së. Vrasësit e tyre, pa marrë parasysh se ku janë të radhitur, janë ndër kriminelët më të ndyrë, sepse sulmuan mu palcën e shtetësisë së Kosovës. Populli thotë se “asgjë nuk mbetet për atë dynja”, prandaj ne shpresojmë dhe gjithherë do të punojmë që kjo shprehje të materializohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat