Ndëshkime për noterët që inkurajojnë gratë të heqin dorë nga prona

Aktuale

Ndëshkime për noterët që inkurajojnë gratë të heqin dorë nga prona

Më: 18 mars 2017 Në ora: 22:53
Dhurata Hoxha

Ministrja Dhurata Hoxha në “Drejtësia në Kosovë” paralajmëroi ndëshkime për noterët që mund të inkurajojnë gratë të heqin dorë nga trashëgimia.

Në fillim të këtij muaji Ministria e Drejtësisë dërgoi në Kuvendin e Kosovës tri projektligje që pretendohet të përmirësojnë të drejtat e grave në trashëgimi.

Projektligji për Noterinë, për Procedurën Jokontestimore dhe për Trashëgiminë kaluan leximin e parë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa emisioni “Drejtësia në Kosovë”, vë në pah risitë që do të sjellin këto tri projektligje.

E rëndësisë së veçantë në këto tri projektligje është fakti që me hyrjen në fuqi të tyre, trashëgimitë sipas marrëveshjes do të trajtohen vetëm nga noterët, e jo edhe nga gjykata siç ishte deri më tani.

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, thotë se me këto ndryshime synohet të fuqizohet roli i gruas me qëllim të realizimit të të drejtave pronësore.

“Qëllimi i vetëm i procedimit të këtyre projektligjeve është të përmirësojmë dispozitat në të cilat fokusohet ligji për trashëgiminë e gruas sidomos dhe përmirësimi i legjislacionit aktual aty ku kemi pa vështirësi në zbatimin e neneve që promovojnë trashëgiminë e gruas”, tha Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat