Inkurajohen fëmijët për një botë më të lumtur

Aktuale

Inkurajohen fëmijët për një botë më të lumtur

Më: 19 mars 2017 Në ora: 07:09
Ilustrim

Personazhet e filmit “Smurfs” inkurajojnë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit që ta bëjnë botën një vend më të lumtur, më paqësor, më të barabartë e më të shëndetshëm përmes fushatës “Smurfsa të Vegjël, Synime të Mëdha”.

Ky ngjarje organizohet nga UNICEF-i dhe Fondacioni i Kombeve të Bashkuara, në një bashkëpunim të nivelit global me Sony Production, me ç’rast rreth 280 fëmijë nga anët e ndryshme të Kosovës do të jenë pjesë e këtij organizimi. Këtij organizimi do t’i bashkëngjiten edhe fëmijët pa përkujdesje prinderore nga SOS Fshati i Fëmijëve, fëmijët me aftësi të kufizuara nga Qendrat Burimore Rajonale të Kosovës, fëmijët nga Fushe Kosova e Plemetina te komunitetit rom, ashkali dhe egjiptiane dhe të tjerë.

Fushata “Smurfsa të Vegjël, Synime të Mëdha” është dizajnuar me qëllimin që t’i inkurajojë të gjithë që të mësojnë më shumë dhe t’i përkrahin 17 qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm, të cilat u miratuan nga të gjitha 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara në vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat