Bruksel, IFJ: Policia vendore dhe Eulex të mos mbyllin sytë para kriminelëve, por të arrestojnë vrasësit e gazetarëve në Kosovë!

Aktuale

Bruksel, IFJ: Policia vendore dhe Eulex të mos mbyllin sytë para kriminelëve, por të arrestojnë vrasësit e gazetarëve në Kosovë!

Më: 19 mars 2017 Në ora: 11:48
Disa aktivistë të vrarë pas luftës

Zyrtarët e IFJ, Reporters sans Fronitieres dhe AJASE në Bruksel janë të shqetësuar për heshtjen dhe  shprehin habinë se si RTK tashme e njohur si një TV i Hashim Thaçit si dhe shoqatat e gazetarëve në Kosovë kanë reaguar shpesh për kërcënime të gazetarëve, fyerje apo tentim-vrasje, por jo edhe për atentatet, vrasjet e tyre?!

 Këtë e dëshmojnë edhe  përfaqësuesit e këtyre organizatave ndeëkombëtare ne Bruksel, të cilët kanë konfirmuar se për këto vrasje, asnjë reagim e asnjë letër nuk kanë marrë nga Kosova?!  Se është kjo nga frika apo dijnë më shumë, ja se çfarë thonë ato më poshtë në reagimet e këtyre asociacioneve botërore, njofton agjencia me lajmeve "Presheva jonë" nga Brukseli.

Brukseli: Mos arrestimi i vrasësve të gazetarëve në Kosovë nga policia, frikë nga mafia janë të korruptuar apo solidarizim me kriminelët!

“Për IFJ në Bruksel shqetësuese mbetet liria e shtypit në Kosovë, sidomos vrasjet dhe kërcnimet e vazhdueshme të gazetarëve, çka policia vendore dhe EULEX-i duhet të bëjë më shumë,  të identifikojë autorët dhe të jap dënimin e merituar. Ndryshe, mos arrestimi i tyre mund  të kuptohet frikë nga mafia, janë të korruptuar ose solidarizohen me kriminelët që do të inkurajonte, trimëronte kërcënuesit dhe vrasësit e tjerë në rajon”, kështu ka thënë shefi i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IF) Evropën me seli në Bruksel, Ernest Sagaga.

Sagaga ka dënuar ashpër edhe gjuhën fyese të medieve serbe ndaj shqiptarëve, gjuhë kjo e cila nuk i bën mirë vetë Serbisë, e cila pretendon t’i bashkangjitete familjes së madhe evropiane BE-së.

Kosova, Serbia, Maqedonia janë radhitur shumë poshtë në lista sa i përket lirisë së mediave. Liria e shtypit viteve të fundit ka rënë, sidomos ne Ballkan, në nivelin më të ulët ne vendet e BE-së, është ky konstatim jo vetëm i AJAE por edhe i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve si dhe organizatave tjera botërore që veprojnë në favor të lirisë së shtypit.

Organizatat ndërkombëtare të gazetarëve në Bruksel  kanë kërkuar që specialja të përfshijë edhe me vrasjen e gazetarëve në Kosovë

Sipas raporteve te IFJ, Reporters sans Frontieres dhe AJASE (Asociacionit të Gazetarëve Shqiptare në Zvicër dhe Evropë) në Kosovën e pas luftës ka pasur mbi 200 kërcënime dhe 4 gazetarë të vrarë, kryesisht të gazetës  “Bota Sot” (Enver Maloku, Xhamajl Mustafa, Bekim Kastrati dhe Bradhyl Ajeti) por sot e kësaj dite përveç  deklaratave “të ashpra” askush nuk është  arrestuar për këto akte kriminale.

IFJ dhe organizata tjera ndërkombëtare kanë pohuar se është kërkuar nga  specialja për krime  në Kosovë të merret jo vetëm me krimet dhe vrasje të kundërshtarëve politik të arkitketit të pavarësisë së Kosovës dr.Ibrai Rugovës, por edhe për  likuidimin  e gazetarëve shqiptarë në Kosovën e pas luftës.

Zyrtarët e IFJ, Reporters sans Fronitieres dhe AJASE në Bruksel janë të shqetësuar për heshtjen dhe  shprehin habinë se si RTK tashmë e njohur si një TV i Hashim Thaçit si dhe shoqatat e gazetarëve në Kosovë kanë reaguar shpesh për kërcnime te gazetarëve, fyerjeve apo tentim-vrasje, por jo edhe për atentatet, vrasjet e tyre?! Këtë e dëshmojnë edhe  përfaqësuesit e këtyre organizatave ndërkombëtare në Bruksel, të cilët kanë konfirmuar se këto vrasje asnjë reagim as letër nuk kanë marrë nga Prishtina?!

Zyrtarët e organizatave ndërkombëtare i kanë adresuar vërejtje edhe autoriteteve serbe në Beograd, siç thuhet  “për shkak se disa media në Serbi janë larg një gazetarie profesionale me standarde evropiane për shkak se tek ato ende dominon gjuha e urrejtjes kundër shqiptarëve si “siptari”, “terroristi”, “Vehabisti”..,  zhargon ky i njohur nga koha e diktatorit  Miloshevic».
Sipas drejtueses së IFJ dhe repoerters sans fronitieres mediat në Ballkan duhet t’i përmbahen kodeve dhe antologjise së gazetarisë profesionale sipas standardeve evropiane, në të kundërtën  dëshmon se në disa media mungon jo vetëm e profesionalizmi, por se në ato vende ndihet edhe mungesa e funksionimit të shtetit juridik , institucioneve demokaratike. Sikur të mos ishte kështu sigurisht as Kosova e as Serbia nuk do të radhiteshin në vendet e fundit të listave të vendeve botërore mbi situatën e mediave”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat