Veteranët presin që nesër të futet në rend dite, çështja e Gjykatës Speciale

Aktuale

Veteranët presin që nesër të futet në rend dite, çështja e Gjykatës Speciale

Më: 19 mars 2017 Në ora: 15:21
Kryesia e Kuvendit

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka thënë se pret që nesër në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të futet në rend dite për seancën e radhës kërkesa për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

“Na është premtuar që kjo kërkesë do të futet në rend dite për shqyrtim. Besoj që nesër Kryesia e Kuvend do ta fut në rend dite. Ashtu e di unë”, ka thënë Gucati.

Gucati ka sqaruar se veteranët nuk po kërkojnë që të shfuqizohet vendimi për Gjykatën Speciale, por se kërkesa e tyre është që kjo gjykatë të jetë gjithëpërfshirëse, pra që të gjykohen edhe krimet serbe, e të mos gjykohen vetëm shqiptarët.

Kurse, në pyetjen e se do të pranohej ky ndryshim nga Bashkësia Ndërkombëtare, Bucati ka thënë se kjo varet nga Kuvendi i Kosovës dhe jo  nga ndërkombëtare. Prandaj, ai u ka bërë thirrje subjekteve politike që ta mbështesin këtë kërkesë.

“Nuk besoj që varte nga ndërkombëtarët, kjo është çështje e Parlamentit të Kosovës dhe Grupeve Parlamentare, sepse në fund të fundit këta e kanë formuar Gjykatën Speciale. Iu bëjë thirrje, Grupeve Parlamentare që të marrin pjesë në atë seancë dhe ta rishqyrtojnë  Ligjin për Gjykatën Speciale, në mënyrë që ajo të mos jetë e njëanshme”, ka përfunduar Gucati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat