Tahiri: Sulmi ndaj autobusit me qytetarë të Kosovës shkelje e marrëveshjes nga Serbia

Aktuale

Tahiri: Sulmi ndaj autobusit me qytetarë të Kosovës shkelje e marrëveshjes nga Serbia

Më: 19 mars 2017 Në ora: 22:15
Ministria për Dialog, Edita Tahiri

Ministria për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se sulmi ndaj autobusit të kompanisë kosovare, i mbushur brenda me pasagjerë kosovarë është shkelje e marrëveshjes së arritur në Bruksel për lëvizje të lirë nga Serbia.

“Sa i takon sulmit ndaj autobusit me udhëtarë shqiptarë në Serbi, ky është një akt i dënueshëm dhe papranueshëm dhe shkelje e marrëveshjes së Brukselit për lirinë e lëvizjes nga ana e Serbisë”, ka thënë Tahiri.

Autobusi i kompanisë “Bici-Com”, u sulmua nga persona të panjohur në Krushevc të Serbisë në mëngjesin e sotëm.

Pronari i kësaj kompanie ka treguar se automjeti transportues po përshkonte linjën Prishtinë-Vjenë.

Nga ky incident që ka ndodhur, nuk është raportuar për të lënduar përveç dëmeve materiale.

Pronari i kompanisë së autobusëve, Behxhet Bici, ka thënë “se autobusi është përcjellur nga dy vetura, njëra e vogël dhe një kombi. Personat në automjete i kanë raportuar njëri-tjetrit për lëvizjet e autobusit”.

“Në momentin që autobusi ka hyrë në kthesë është goditur me një shishe dhe si pasojë është thyer xhami i parë i autobusit. Fatmirësisht shoferi nuk e ka lëshuar rrugën kryesore për ta humbur drejtimin, ndërsa në autobus kishe 25-26 udhëtarë”, ka thënë Bici.

Ministrja kosovare pohoi se “në këtë kohë kur situata në marrëdhëniet mes dy shteteve është qetësuar pas ndërhyrjeve të BE-së, këto incidente janë të dëmshme”.

Por, Tahiri ka theksuar se ende më e rrezikshme se incidentet e këtilla është fushata nacionaliste e kryeministrit serb, e që tani po do të zgjedhet Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Por, më e rrezikshme është fushata nacionaliste në krye me Vuçiq, i cili me qëllim të përfitimeve politike po rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon pa menduar fare se kjo paqe është bërë më shumë mund nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që nga përfundimi i luftërave në rajon”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat