Kosova rrezikohet nga ndikimi rus, ja çfarë propozon Kajtazi në vend të formimit të ushtrisë

Aktuale

Kosova rrezikohet nga ndikimi rus, ja çfarë propozon Kajtazi në vend të formimit të ushtrisë

Nga: G.B Më: 20 mars 2017 Në ora: 13:10
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi

Çështja e themelimit të ushtrisë ka ngjallur shumë debat. Ndikimi që mund të ketë Rusia në Ballkan rrezikon edhe Kosovës, ka thënë eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kosova është e rrezikuar nga ndikimi rus, andaj në vend të formimit të ushtrisë, presidenti do të duhej të zgjidhte një personalitet të fortë në krye të AKI-së, përcjell Bota sot.

‘Rezoluta e Kongresit të SHBA se “Shqipëria rrezikohet nga ndikimet ruse” është një sinjal i mirë për të parë rrezikun që mund t’i kanoset edhe Kosovës. Ky rrezik nuk vjen nga një kërcënim ushtarak rus, por nga ndikimi i shërbimeve inteligjente. Presidenti Thaqi ka detyrë kushtetuese ta ruaj vendin nga çdo kërcënim. Në vend të përpjekjeve për ta formuar ushtrinë duke i acaruar marrëdhëniet me miqtë, më e udhës do të kishte qenë që ai të zgjedhë një personalitet të fortë për drejtor të AKI-së dhe t’i propozoj qeverisë trefishimin e buxhetit për AKI’, ka shkruar Kajtazi në Facebook./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat