OSBE dhe ambasadori amerikan, u dalin në mbrojtje gazetarëve të kërcënuar

Aktuale

OSBE dhe ambasadori amerikan, u dalin në mbrojtje gazetarëve të kërcënuar

Më: 20 mars 2017 Në ora: 17:54
Ilustrim

OSBE ka reaguar në mbrojtje të gazetarëve në Kosovë të cilët po ngacmohen dhe kërcënohen nga njerëz, politikanë e madje edhe parti politike.

Në një postim të tyre në “Twitter”, kanë shkruar se liria e shprehjes është gurthemeli i demokracisë.

“Liria e shprehjes, pluralizmi i këndvështrimeve, janë gurthemeli demokracisë. Debate me argumente para kërcënimeve dhe ngacmimeve. #Siguripërgazetarët”, shkruan OSBE.

Image
Reagimi i OSBE

Me një reagim të ngjashëm më herët ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Ai ka thënë se kërcënimet ndaj gazetarëve asnjëherë nuk duhet të tolerohen.

“Gazetaria e lirë është fundamentale për një shtet demokratik”, ka shkruar Delwaie.

Image
Reagimi i Greg Delawie
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat