Gecaj-Rrustemit: Fundërrinë, psikopat, bërllok…

Aktuale

Gecaj-Rrustemit: Fundërrinë, psikopat, bërllok…

Më: 20 mars 2017 Në ora: 22:32
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj e ka quajtur fundërrinë dhe përfaqësues të Brigadave të Kuqe në KQZ, Adnan Rrustemin.

Ky i fundit e ka quajtur Gecajn ministër të Serbisë, për shkak se po arsyeton hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.

Gecaj ka reaguar duke thënë se kjo është një gënjeshtër e tij pasi që e vetmja deklaratë që e ka bërë në lidhje me organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, ka qenë se “Qeveria e Kosovës ende nuk ka qëndrim për këtë çështje”.

Ky është postimi i plotë i Gecajt:

“FUNDËRRINAT GËNJESHTARË TË LAV

Kjo fundërrina e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), përfaqësues i Brigadave të tyre të Kuqe në KQZ, Adnan Rrustemi, ju paska bashkangjitur sistemit dhe metodës së atij Pinokios tjetër nga Komuna e Prishtinës, veçse këtij ju paska zgjatur hunda më shumë nga gënjeshtra e tij e paskrupullt. E vetmja deklaratë e imja deri më tani në lidhje me organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë ka qenë se “Qeveria e Kosovës ende nuk ka qëndrim për këtë çështje”. Ndërsa ky pinokio hundëmadh merr guximin të më krahasoj edhe me një “ministër të Serbisë”. Ti, more psikopat, me u bashku me tërë farë e fis, prap mbetesh me kilometra largë kredencialeve të mia dhe të familjes sime. Vendimin për ose kundër organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë e merr Qeveria e Republikës së Kosovës, jo unë, e posaçërisht jo bërllogu si ti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat