Përkujtohet komandant Plaku

Aktuale

Përkujtohet komandant Plaku

Më: 21 mars 2017 Në ora: 10:49
Pamje nga perkujtimi i komandant Plaku

Bashkëluftëtarë dhe familjarë kanë bërë homazhe sot te varri i gjeneral Xheladin Gashit i njohur edhe si komandant Plaku.

Aty u vlerësua lart figura dhe veprimtaria e gjeneral Plakut, i cili  një jetë të tërë ia kushtoi atdheut, pasi veprimtarinë  atdhetare zhvilloi edhe para themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Plaku ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së.

 Komandant Plaku ka vdekur në vitin 2005 ku në atë kohë ka qenë në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”.

Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, në të cilën shkollë Plaku ishte nxënës dhe po ashtu për shumë vite ka punuar si mësimdhënës, ndërsa Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka dekoruar me medaljen “Heroi i Kombit”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat