Heroi Xheladin Gashi prej sot edhe në pullë postare

Aktuale

Heroi Xheladin Gashi prej sot edhe në pullë postare

Më: 21 mars 2017 Në ora: 11:37
Pamje nga promovimi i pulles postare në nderim të gjeneral Xheladin Gashi-Plaku

Posta e Kosovës ka promovuar pullën postare në nderim të gjeneral Xheladin Gashi-Plaku.

Kjo pullë postare është lëshuar në qarkullim me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së tij.

 Drejtori ekzekutiv i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha tha se Plaku ishte një personalitet me guxim e atdhetar. Hoxha foli për jetën dhe veprën e gjeneral Plakut duke thënë se respekti për jetën dhe veprën e tij do të jetojë  gjithmonë.

 Ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli theksoi se Plaku ishte njëri nga  njerëzit më kontributdhënës për vendin.

 Veseli tha se  sot është ditë e veçantë për Kosovës dhe se Plaku është shpallur hero i Kosovës me plotë të drejt sepse ai vërtetë ishte dhe është hero i Kosovës.

 Në emër të bashkëluftëtareve dhe bashkëveprimtarëve foli Nait Hasani i cili tha se Plaku ishte mësues, ideator. Hasani tha se Plaku ishte ai që u jepte guxim, vullnet për të ecur përpara me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

 Ai tha se ajo që është e rëndësishme që Plaku edhe tash është në mesin e të gjallëve me  punën dhe veprën e tij.

 Në emër të familjes së Plakut të pranishmit i përshëndeti  djali i heroit, Arsim Gashi, i cili tha se me promovimin e kësaj pulle postare po nderohet lufta çlirimtare e UCK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat