Revolta e Rrustem Tetajt, ushtarak i lartë i UÇK-së: Ja si na tradhëtuan Bujar Bukoshi e “Shtabi i Rognerit” gjatë luftës në Dukagjin

Aktuale

Revolta e Rrustem Tetajt, ushtarak i lartë i UÇK-së: Ja si na tradhëtuan Bujar Bukoshi e “Shtabi i Rognerit” gjatë luftës në Dukagjin

Më: 21 mars 2017 Në ora: 14:07
Rrustetm Tetaj

Rrustetm Tetaj eshte ushtarak i larte profesional. Ka kryer akademine ushtarke para lufte, nderkaq eshte rreshtuar ne radhet e UÇK-se duke qene pjese e Zones Operative te Dukagjinit.

Rrustem Tetaj kujtohet nga bashkeluftetaret e tij si nje ushtarak profesional i cili çlirimin e atdheut e kishte qellim, pa bere ngjyrime politike.

Sot Rrsutem Tetaj jeton jashte Kosoves dhe “i zhgenjyer” kujton momentet e luftes.

Nje rrefim te tij e gjeni ne postimin e tij te fundit ne Facebook

Po i kujtoj ditët ma të lavdishme gjatë organizimit të ushtareve të Lirisë.

Me 20.07. 98. Betimi ushtarak në kazermen e Baranit !

Kur kemi qenë të bashkuar UÇK- JA ISHTE NJË.

Dita më ditë duke u rreshtua në vijnë e fronti me djem dhe vajza ma te skalitur të vendit. Ju kujtoj kjo kazermë ishte pjesë e Kazermës se parë shqipe ne truallin e Kosovës ne fshatin Prapaçan ku isha emëruar komandant i parë i kësaj Akademie ushtarake ne kushte shumë te vështira te asaj kohe. Ishte krenari me moral te lartë ane e kënd Kosovës ju përgjigjeshin ftesës për mobilizim ushtarak bijt dhe bijat ma të shquara të Kobit në Kazermen me emrin e të madhit ” JUSUF GËRVALLA” HEROIT TE KOMBIT.

Qeverija në ekzil me në krye Bujar Bukoshin e Shtabit te Rognerit dhe sherbimeve te huja na ndan në rrugën e drejt për Liri. Na lanë të rrethuar nga të gjitha anët nga forcat paramilitare ushtarake dhe policore duke na goditur nga të gjitha anët.

E futën Kolonelin Tahir Zemajn në zjarrin ma të madh me 22 persona ushtarë dhe oficerë të lartë me akademi ushtarake dhe me Heroin e luftës Sali Çekaj ku pas shume premtimeve dështuan në furnizim në logjistikë në armatim dhe në organizim na tradhëtuan e tradhetia nuk pat fund.

I kujtoj me shpirt të thyer ditët e lavdisë pas një dekade.

Kjo video me mbeti si kujtim i organizimit të UÇK-së në rajonin e Dukagjinit. Krejt çka kisha personale ishtë një kallash një revole qe A.M. 800 marka që e kam ble me para te mia. Një seter komuflazh dhuratë nga Ramush Haradinaj me kapelën e amblemin e UÇK-së. Me çizme të grupit të Reshat Nurboja te cilat na i sjelli ne flaken e luftës më shume shokë dhe shoqe A. Krasniqi. M. Morina e shumë tjerëve qe na furnizuan me veshmbathje dhe medikamente tjera .

I falënderoj kudo qe janë. Rr. T.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat