Zëvendësministri Bajram Gecaj po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi

Aktuale

Zëvendësministri Bajram Gecaj po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi

Më: 21 mars 2017 Në ora: 16:00
Bajram Gecaj në Mal të Zi

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi me ç‘rast u takua me Zëvendëskryeministrin dhe Ministër i Drejtësisë i Malit të Zi, z. Zoran Pazhin me të cilin diktuan për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushat relevante që lidhin interesat e përbashkëta për të dyja vendet.

Vizita e Zëvendësministrit Gecaj në Malin e Zi  u realizua në kuadër të organizmit të ceremonisë së Thirrjes për Projekt-Propozime dhe Sesionit Informues në kuadër të Programit të BNK-së, Mali i Zi - Kosovë, IPA II 2014-2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat