Edhe AKR kundërshton sondazhin e Vetëvendosjes, thotë se ka mbi 10 për qind të votave

Aktuale

Edhe AKR kundërshton sondazhin e Vetëvendosjes, thotë se ka mbi 10 për qind të votave

Më: 21 mars 2017 Në ora: 16:47
Behxhet Pacolli

Pas publikimit të një sondazhi nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar edhe Aleanca Kosova e Re,e Behegjet Pacollit.

Anëtari i kësaj partie, Ibrahim Rexhepi ka thënë se është e vështirë t’i besohet këtij sondazhi, jo vetëm pse Vetëvendosjes ia bëri qefin vetës, por  edhe pse sipas këtij sondazhi, AKR është nën pragun zgjedhor, që sipas Rexhepit kjo parti ka mbi 10 për qind të votave

“Është vështire t’i besohet sondazhit te VV-se , jo vetëm pse ia beri qefin vetvetes duke u radhitur e para, por edhe pse si asnjë sondazh tjetër AKR- ne e murose nen pragun zgjedhor! Rezultat qe është shume larg nga sondazhet e tjera te pavarura , te cilat AKR -ne e nxjerrin me mbi 10 për qind te votave”, ka shkruar Rexhepi në facebook.

Sipas sondazhit të publikuar sot nga Vetëvendosje, kjo parti del  e para në zgjedhjet nacionale, kurse AKR, ka vetëm 4 për qind të votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat