Kosova dhe BE mbajtën takimin e parë të nënkomisionit të MSA-së mbi bujqësinë, pylltarinë, peshkatarinë dhe sigurinë e ushqimit

Aktuale

Kosova dhe BE mbajtën takimin e parë të nënkomisionit të MSA-së mbi bujqësinë, pylltarinë, peshkatarinë dhe sigurinë e ushqimit

Më: 21 mars 2017 Në ora: 17:48
ilustrim

Bruksel, 21 mars 2017 - Përfaqësuesit e Kosovës dhe Komisionit Evropian u takuan në Bruksel për të diskutuar zhvillimet në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, pylltarisë, peshkatarisë dhe sigurisë së ushqimit. Diskutimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2016. Në të gjitha fushat, Komisioni dhe Kosova ranë dakord mbi rëndësinë e implementimit të prioriteteve të Agjendës për Reformave Evropiane dhe Programit të Reformave Ekonomike. Diskutimi mbuloi një gamë të gjerë temash, të tilla si rritja e kontrollit të importit të ushqimit dhe kafshëve; forcimi i sigurisë së ushqimit brenda Kosovës; sistematizimi i futjes së të dhënave në identifikimin e kafshëve, regjistrimi dhe baza e të dhënave të lëvizjes; menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve, shfrytëzimi dhe konsolidimi i tokës, statistikat bujqësore të importit dhe eksportit dhe performanca e institucioneve përgjegjëse për bujqësinë dhe sigurinë ushqimore.

Konsumatorët e Kosovës e meritojnë të konsumojnë ushqim me të njëjtën siguri dhe cilësi si qytetarët e Bashkimit Europian. Komisioni theksoi që në mënyrë që kjo të ndodhë, standardet e BE-së duhet të zbatohen në të gjitha nivelet: në kontrollin e importeve dhe eksporteve, në regjistrimin e kafshëve, bazuar në cilat praktika lejohet rritja e ushqimit, në çfarë mënyre është i përpunuar, etiketuar dhe shitur ushqimi. Një numër i organeve të kontrollit janë të përfshira në garantimin e këtyre standardeve: Zyrtarët e shëndetësisë, inspektorët, veterinerët, laboratorët. Këto janë ekzistojnë tërësisht ose pjesërisht në Kosovë dhe janë në proces të zbatimit të standardeve të BE-së.

Ka pasur edhe diskutime - ku pjesëmarrësit kanë përcjellur edhe mesazhet kryesore nga Organizatat e Shoqërisë Civile - në një numër sektorësh, siç sektori i sapoformuar i bujqësisë organike, roli i grave në bujqësi dhe masat për të reduktuar ndotësit që prekin tokën bujqësore dhe prodhimin.

Pylltarisë u diskutua gjithashtu, pasiqë Kosova përpiqet të balancojë përfitimet ekonomike nga një burim i tillë i gjerë me nevojën për të ruajtur këto pyje për të ardhmen. Gjatë takimi u diskutuan mënyrat për të ndaluar aktivitetet e dëmshme të tilla si prerjet ilegale dhe shpyllëzimi. Bujqësia dhe sigurinë e ushqimit kanë përfituar nga ndihma ekonsiderueshme deri tani, sidomos në kontributin e BE-së për skemën e granteve rurale dhe kjo do të vazhdojë të jetë një prioritet në të ardhmen.

Informata shtesë

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është korniza në kuadër të së cilës  administrata e BE-së dhe  Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me  agjendën evropiane. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizim Asociimit, i ndihmuar nga Komisioni i Stabilizim Asociimit si dhe nënkomisionet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të acquis të BE-së. Mbledhjet e organeve të MSA-së sigurojnë të dhëna të drejtpërdrejta në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Çdo takim i nënkomitetit monitoron dhe përcjell arritjen e Kosovës në zbatimin e reformave dhe identifikon se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.
Janë shtatë fusha të cilat mbulohen nga takimet e nënkomiteteve: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria Informative, Politika Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimi; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit; Transporti, Mjedisi, Energjia, Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.
Dy fusha të tjera që mbulohen gjatë takimeve të grupeve speciale janë reforma mbi administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Takimet e Komitetit të MSA dhe nënkomiteteve bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim përfundon me veprime pasuese të rëna dakord për tu ndërmarrë nga autoritetet kosovare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat