Haxhiu: Thaçi synon ta eliminojë opozitën me iniciativën për dekriminalizimin e partive

Aktuale

Haxhiu: Thaçi synon ta eliminojë opozitën me iniciativën për dekriminalizimin e partive

Më: 21 mars 2017 Në ora: 17:59
Albulena Haxhiu

Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu e konsideron si përpjekje të presidentit Hashim Thaçi për eliminim politik të opozitës propozimin e këtij të fundit për t’iu pamundësuar kandidimin në poste publike personave që janë nën hetime. 

Sipas saj Thaçi nuk do të ishte president sikur kjo të aplikohej më parë. 

Ky është reagimi i Albulena Haxhiut në facebook: 

I ashtuquajturi President, sot paska thënë që do të propozojë ndryshime, për të pamundësuar kandidimin e atyre që janë nën hetime, pa specifikuar tutje.

Së pari, sikur të kishim sistem drejtësie, Thaçi nuk do të mund të ishte asnjëherë President, por do të ishte duke dhënë llogari për pasurinë që e ka krijuar dhe gjitha dëmet politike.

Së dyti, Thaçi është dinak dhe i pacipë dhe propozimi i tij nuk ka synime të pastra e sinqerta. Ai po tenton që përmes kësaj, të elimimojë politikisht opozitën pasi që shumë prej nesh janë nën hetime për shkak të veprimeve tona në mbrojtje të Republikës dhe territorit pra për shkak të hedhjes së gazit lotësjellës në Kuvend!

Humbja që po e pëson ai dhe PDK është e papërballueshme për të andaj edhe nuk sheh rrugë tjetër përveç kësaj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat