Vetëvendosje arsyetohet për sondazhin e paguar

Aktuale

Vetëvendosje arsyetohet për sondazhin e paguar

Më: 21 mars 2017 Në ora: 19:42
Dardan Molliqaj

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në profilin e tij ka reaguar pas zhurmës që u bë lidhur me publikimin e një sondazhi ku VV ka dalë partia e parë në vend. Ai ka duke arsyetuar këtë sondazh ka pyetur partitë politike se “pse po ju dhemb kaq shumë ky sondazh”?

Ky është shkrimi i plotë i Molliqajt:

Sot publikuam një sondazh të realizuar nga Ubo Consulting. Të gjitha partitë politike paskan reaguar. Madje edhe kryeministri. Dy gjëra me rëndësi:

1.Nëse sondazhi qenka i pavërtetë dhe i parëndësishëm, pse gjithë ky reagim i pakontrolluar nga kryeministri, etj. Pse po ju dhemb kaq shumë ky sondazh?!

2.Nëpër të gjitha vendet demokratike praktikohet organizimi i sondazheve dhe publikimi i tyre (edhe nga subjektet politike). Pse gjithë ky mllef ndaj një praktike shumë normale në vendet e BE dhe SHBA? A nuk besojnë këta në vlerat dhe praktikat e këtyre vendeve?!

Por në anën tjetër, gëzimi i qytetarëve me këtë lajm është shumë i madh. Unë i falënderoj qytetarët për mbështetjen e tyre. Kjo po vërehet masivisht edhe në tubimet tona gjithandej në Kosovë.

P.S. Sondazhi është organizuar nga Ubo Consulting kurse ne thjeshtë kemi qenë një nga shumë klientët në këtë hulumtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat