Stavileci sot live në Facebook me qytetarët për projektin Kosova e Re

Aktuale

Stavileci sot live në Facebook me qytetarët për projektin Kosova e Re

Më: 22 mars 2017 Në ora: 10:48
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci

Sot duke filluar nga ora 14:00, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të zhvillojë një debat direkt me qytetarët për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Për t'u siguruar që projekti i Termocentralit “Kosova e Re’ merr njohjen dhe transparencën e plotë dhe të nevojshme, dhe për t'u përgjigjur në të gjitha pyetjet e mundshme nga mediat, dhe qytetarët e Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik fton qytetarët në konferencën e cila do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në rrjetin social Facebook që në kohë reale të marrë pyetjet e gjithë pjesëmarrësve prezent si dhe qytetarëve të interesuar.

Lexuesit e "Bota sot" do ta kenë mundësinë që në mënyrë të drejtpërdrejtë të lidhen në faqen zyrtare të "Bota sot" në Facebook dhe të bëjnë pyetje për ministrin Stavileci.

Për ndërtimin e Kosova e Re, pritet të vijë një investim i madh privat që e tejkalon shumën prej 1 miliardë dollarëve, me të cilin do të sigurohet furnizim i mjaftueshëm me energji si një nevojë thelbësore për zhvillim ekonomik, si dhe deri në 10 mijë  vende të reja pune të përkohshme e mbi 500 vende pune të përhershme, duke i përmbushur kushtet dhe kriteret nga Direktivat e Bashkimit Evropian sa i përket ambientit dhe zhvillimit social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat