Ish-bashkëpunëtorja e "Sigurimit të Atdheut" dhe AAK-së: Secila parti i ka 1.500 euro për sondazh

Aktuale

Ish-bashkëpunëtorja e "Sigurimit të Atdheut" dhe AAK-së: Secila parti i ka 1.500 euro për sondazh

Më: 22 mars 2017 Në ora: 21:50
Melihate Tërmkolli, delegate në ish - Jugosllavi, deputete e LDK-së, bashkëpunëtore e "Sigurimit të Atdheut", deputete e AAK-së dhe tash prap deputete e LDK-së

Sondazhi i publikuar dje nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas të cilit kjo parti del e para në vend me 26 për qind, po vlerësohet si manipulim dhe maltretim për qytetarët. Kështu ka deklaruar për media deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

“Me thënë të drejtën unë nuk kisha fol për sondazhe hiç, sepse manipulimet në këtë vend thjeshtë nuk kanë fund. Përpjekja e vazhdueshme vetëm me manipulu pa pardon, pa i zgjedhur mjetet është e rëndë, është maltretim për qytetarët. Po të ishte ndonjë sondazh më i pavarur, sepse në Kosovë nuk ka, edhe mund të bisedohej, por këto që dalin nga partitë që nuk e kanë fshehur që i kanë bë vet, e kanë bë vet dhe veten e paraqesin të parët”, ka thënë ajo.

Tërmkolli është shprehur se është më mirë t`iu rikthehet zgjidhjes së problemeve me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës. Derisa, ajo ka shtuar se secila parti mund t`ia bëj qefin vetes duke publikuar sondazhe si ai i Vetëvendosjes.

“Secila parti mund të dalë me sondazhe dhe t`ia bëj vetit qefin duke thënë “ne jemi të parët”, sepse  nga 1 mijë e 500 euro si Vetëvendosje, i ka secila parti. Por është mirë me iu kthy problemeve të cilat i kemi dhe me u gjet zgjidhje, e mos me u hutu pas sondazheve. Duhet të punohet, sepse askush nuk po punon”, ka thënë tutje Tërmkolli.

Lidhur me sondazhin e LVV kanë reaguar edhe anëtarë të partive tjera politike si PDK, Nisma e AAK, për të cilët rezultatet e këtij sondazhi nuk janë reale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat