Politikani Ellwood: Heroi tragjik i terrorit në Londër

Aktuale

Politikani Ellwood: Heroi tragjik i terrorit në Londër

Më: 23 mars 2017 Në ora: 10:47
Deputeti dhe ministri britanik Tobias Ellwood, ishte ndër të parët që nxitoi në skenën e krimit në Londër.

Fotoja e tij ka bërë xhiron e botës.

I dëshpëruar dhe me fytyrën me gjak, deputeti dhe ministri britanik Tobias Ellwood, ishte ndër të parët që nxitoi në skenën e krimit në Londër.

50-vjeçari kërkoi që të risillte në jetë policin e plagosur Keith Palmer.

Ai i bëri frymëmarrje gojë me gojë, por pa sukses.

Polici vdiq pak pasi u qëllua me thikë nga terroristi.

Mediat e kanë vlerësuar politikanin si një hero tragjik.

“Kërkova që të ndaloj rrjedhjen e gjakut, por ai kishte humbur shumë gjak. Kishte shumë plagë në trup,” tha ai i dëshpëruar për mediat.

Polici që humbi jetën ishte 48 vjeç.

Mediat thonë se ai ishte një baba i shkëlqyer dhe një punonjës shumë i mirë.

Ndërkohë politikani Ellwood, ish-ushtarak, ka humbur vëllanë e tij në sulmin terrorist të Balit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat