Skaparoti: Nevojitet prani më e fuqishme e NATO-s në Kosovë

Aktuale

Skaparoti: Nevojitet prani më e fuqishme e NATO-s në Kosovë

Më: 23 mars 2017 Në ora: 19:55
Ilustrim

Nevojitet një prani më e fuqishme e NATO-s në Kosovë për shkak të kufizimit të Rusisë në Ballkan, deklaroi komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, gjenerali Kertis Skaparoti gjatë një debati në Komitetin për forca të armatosura të Senatit amerikan.

Në pyetjen e senatorit Xhodi Ernst nga Ajova, nëse pajtohet se është e domosdoshme një prani më e fuqishme e NATO-s në Kosovë për kufizimin e Rusisë në Ballkan, Skaparoti u përgjigj se pajtohet me këtë.

“Nuk duhet zvogëluar madhësinë e forcave tona, sidomos Forcës së Sigurisë së Kosovës, pasi që kjo deri më tash është një lloj themeli i stabilitetit, por neve na nevojiten atje informacione më të forta diplomatike të përpjekjeve të Aleancës”, tha Skaparoti.

Në takimin e 21 marsit, sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis ka shqyrtuar forcimin e misionit të NATO-s në Kosovë me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat