Berisha: Analizat e Qosjes më kanë mërzitur qëkur i kam lexuar

Aktuale

Berisha: Analizat e Qosjes më kanë mërzitur qëkur i kam lexuar

Më: 23 mars 2017 Në ora: 23:05
Sali Berisha

Në emisionin Komiteti ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur për shkrimtarin Rexhep Qosja dhe për qëndrimet e tij politike.

Ai ka treguar se çfarë i pengon te shkrimtari Qosja dhe cila vepër e tij, sipas Berishës, duhet vlerësuar.

Berisha ka thënë se nuk është dakord me analizat e tij në letërsi, ndërsa ka përmendur dallimet në qëndrime politike që ka me të.

“Nuk jam dakord me analizat e tij për letërsinë, ato më kanë mërzitur qëkur i kam lexuar, kur thoshte se ne kemi shkrimtarë të mirë por s’kemi letërsi të madhe”, ka thënë Berisha.

“Bën disa krahasime që nuk jam dakord dhe nuk janë të vërteta. Sepse letërsia ka një monument madhështor të ndërtuar nga Ismail Kadareja”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat