Koci: Sot 19 vjet, Haradinajt na kanë zbardhë fytyrën

Aktuale

Koci: Sot 19 vjet, Haradinajt na kanë zbardhë fytyrën

Më: 24 mars 2017 Në ora: 09:04
Ramush Haradinaj dhe Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, me një fotografi së bashku me ish komandantin e UÇK-së Ramush Haradianj, ka kujtuar 24 marsin e vitit 1998.

Ai ka thënë, se sot 19 vjet, në Gllogjan, me guximin dhe trimërinë e juaj, në krye me Ramush Haradinajn, i keni thyer forcat fashiste të armikut.

Lexo statusin e plotë të Arianit Kocit:

“Trima të Kosovës,

Sot 19 vjet, në Gllogjan, me guximin dhe trimërinë e juaj, në krye me Ramush Haradinajn, i keni thyer forcat fashiste të armikut. Na keni zbardhur fytyrën dhe na keni kthyer dinjitetin.

Jeni shkrirë për nderin e atdheut, dhe vazhdoni të sakrifikoheni.

Prandaj, e keni dhe do ta keni respektin tonë – përjetësisht!

Me këtë rast, nuk mundemi pa e shprehur fal?ndërimin e përjetshëm për SHBA, UE, Naton, dhe miqtë tjerë, të cilët 1 vit më vonë, përfunduan procesin e çlirimit të Kosovës – proces që e filluan Jasharajt, Haradinajt e shumë të tjerë”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat