Nga Epopeja e Dukagjinit, kërkohet lirimi i Haradinajt

Aktuale

Nga Epopeja e Dukagjinit, kërkohet lirimi i Haradinajt

Më: 24 mars 2017 Në ora: 12:44
Pamje nga cermonia e përkujtimit

(E plotësuar) -Në sheshin e qytetit të Deçanit, sot u shënua 19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, i fillimit të luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone dhe 18-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe.

Epopeja e Dukagjinit, kësaj radhe u shënua pa gjeneralin e UÇK-së, Ramush Haradinaj, ku prijësit e shoqatave të luftës dhe kryetari i Komunës së Deçanit, kërkuan lirimin Haradinajt, i cili po mbahet padrejtësisht në Francë. 

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj tha se sot kur po kujtojnë dëshmorët Dukagjinit dhe të tjerë, askush nuk e kishte menduar mungesën e gjeneral Ramush Haradinajt, i cili po vazhdon të qëndrojë i ndaluar në Francë padrejtësisht.

Selmanaj: Ramushi kishte mbrojtur pastërtinë e luftës

“Sot kur po kujtojmë dëshmorët  Dukagjinit, e gjithë Kosovës, sigurisht se askush prej nesh as një herë s’e ka menduar që pas Gjykatës së Hagës, ku Ramushi kishte mbrojtur pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të UÇK-së, protagonisti kryesor i saj do të mungojë fizikisht në këtë ngjarje, shkaku i një padrejtësie krejtësisht të pa pritur dhe krejtësisht të pa kuptimtë ndaj tij dhe ndaj luftës sonë për liri”, theksoi Selmanaj. 

Kryetari i OVL së UÇK-së në Deçan, Avdyl Mushkolaj tha se është familja Haradinaj që 19 vjet më parë shënoi historinë e re. Ai duke i kujtuar të gjithë dëshmorët e kombit dhe familjet e dëshmorëve, kërkoi lirimin e Haradinajt nga Franca, ngase sipas tij, vlerat e UÇK-së ishin të pastra.

Mushkolaj: Familja Haradinaj dhe luftëtarë të tjerë i rezistuan forcave serbe

“19 vjet më parë, kur forcat pushtuese serbe me arsenalin e rënë luftarak sulmuan nga të gjitha anët familjen Haradinaj në Gllogjan me qëllim që t’i vrasin e t’i masakrojnë me robë e fëmijë dhe me këtë të shuajnë vatrën e kryengritjes që po pritej të shpërthente dhe t’u jepej mësim të gjithë shqiptarëve, që vendosin t’u kundërvihen okupimit barabar serb ndodhi mrekullia. Betaja e 24 marsit ishte ndër betejat vendimtare që zhvilloi luftën për liri populli shqiptarë, në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sot në këtë datë të shënuar nga vendlindja e komandantit Ramush Haradinaj përsërisim kërkesën e qindra e mijëra shqiptarë anë e mbanë botës, drejtuar autoriteteve franceze dhe botës demokratike, ne nuk pajtohemi me padrejtësi. Nuk po kërkojmë mëshirë, por kërkojmë drejtësi dhe lirim të pa kusht të heroit tonë të gjallë, Ramush Haradinaj”, deklaroi Mushkolaj.

Princi Leka i Dytë, me ketë rast duke kujtuar të rënët, shprehi besimin e tij të plotë që Ramush Haradinaj do të kthehet sa më parë në Kosovë. Ai theksoi se populli shqiptar është i bashkuar dhe është për një unitet kombëtar, i cili do të ndodhë në të ardhmen.

Princi Leka: Jemi të bashkuar me shpresën për një unitet shqiptarë

“Motra dhe vëllezër shqiptarë, jemi këtu për të respektuar dhe të nderuar gjithë ato familje, të gjithë ata dëshmorë, që kanë luftuar për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Dhe jemi të bashkuar të urojmë kthimin sa më të shpejt të heroit tonë kombëtar, Ramush Haradianj. Ne shqiptarët jemi të bashkuar me shpresën tonë, që në të ardhmen, Shqipëria dhe Kosova dhe trojet etnike kombëtare të jenë të bashkuara, me dashuri dhe liri për një unitet kombëtar dhe stabilitet në rajon”, deklaroi Princi Leka Zogu i Dytë.

Ish komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha duke uruar Ditën e Epopesë së Dukagjinit, shpresoi se më 9 prill kur është Dita e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar,  Ramush Haradinaj do të jetë në Kosovë. Sipas tij, rrugëtimi i kosovarëve drejtë lirisë ishte plotë sakrifica, plotë sfida, por këto sfida nuk u ndalën me përfundimin e luftës, ai tha se mbetet që populli shqiptar të jetë sa më i bashkuar.

Berisha: Beteja e Prekazit dhe beteja e Gllogjanit ishin sinjalet më të qarta

“Beteja e Prekazit, beteja e Gllogjanit, ishin sinjalet më të qarta se tani më lufta e hapur në Kosovë ka filluar. Pas betejës së Prekazit forcat serbe ushtarake policore, kishin përgatitur një plan operativ dhe iu vërsulen kullave të Dukagjinit, të Gllogjanit ku për objektiv kryesor e kishin familjen emblematike Haradinaj. Por, realizimi i këtij plani iu dështoi, sepse hasen në rezistencë të jashtëzakonshme të kësaj familje”, theksoi deputeti Berisha.

Në emër të familjes së dëshmorëve në Dukagjin, foli Daut Haradinaj, i cili tha se ky mars tregon se sa e drejtë e dhe e pastër ishte lufta e UÇK-së e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Sipas tij, 24 marsi është vula më e mirë se Amerika dhe aleatët e saj të NATO-s, u bashkuan me shqiptarët dhe me të drejtën e qytetarëve të Kosovës.

Haradinaj: Kemi shënuar plotë Epopeja pa Ramushin

“Është e vërtet se kemi shënuar plotë marse pa Ramushin, por mendoj se ky mars e dëshmon më së miri se sa të bashkuar jemi dhe sa përkrahje ka lufta e drejtë e jona, të cilën në Dukagjin e udhëhoqi Ramushi. Po shoh Luginën e Preshevës këtu, po shoh Shqipërinë, po shoh veteranë prej të gjitha anëve që kanë ardhur me na nderuar, e unë nuk dua me zgjatë më shumë, por çka të kërkon Serbia këtu, ka me na gjetur sa herë të donë të bashkuar, të vendosur, sepse Serbia dhe aleatët e saj duhet me ditur që kur shqiptarët bashkohen, s’ka zot që i ndal në rrugën e vet dhe në qëllimin e vet”, deklaroi Berisha.

Kryetari i komunës së Deçantit, Rasim Selmanaj, në emër të kësaj komune ka nderuar të gjithë dëshmorët, heronjtë dhe martirët e Deçanit. Selmanaj ka ndarë Dekoratën “Shkëlzen Haradinaj” për heronjtë Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj.

Shënohet 19-vjetori i luftës në Gllogjan pa gjeneral Haradinajn

Me rastin e 19-vjetorit të fillimit të luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë nga Dukagjini dhe mbarë vendi kanë bërë homazhe në kompleksin memorial të UÇK-së në Gllogjan.

Deputeti Daut Haradinaj, tha se përkujtimi i të rënëve me rastin e 24 marsit, ka rëndësi të veçantë, ngase kjo datë është e ndërlidhur edhe me fillimin e bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe.

Haradinaj: Ju jam mirënjohës të gjithë atyre që na nderuan sot

“Po shihet se interesimi dhe respekti i gjithë kësaj popullate për me i nderuar ata që kanë dhënë shumë për këtë vend. Ju jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë marrë mundin me ardhur… Këtu janë dëshmorë prej të gjitha trojeve shqiptare, por kryesisht të fshatit tonë. Gjithsejtë janë 84, por edhe Beg Riza nga Komanova, do të thotë 85”, tha Haradina.   

Kushtrim Shala, djali i dëshmorit Demë Shala, i cili prehet në këtë memorial, theksoi se për çdo përvjetor bënë homazhe tek varri i babit të tij, me të cilin ndihet krenar për sakrificën e dhënë ai me dëshmorët tjerë të kësaj zone.

Shala: Ndihem krenar me babin tim

“Unë po e përkujtoj babain tim sot, i cili është vrarë në luftë. Vijë për çdo 24 mars, nuk e harroj kurrë… jam shumë krenar për sakrificën e dhënë të babit tim të cilin ma kanë mbytur në luftë dhe gjithë familja ndihen krenarë me veprën e babait tonë”, tha Kushtrimi.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, theksoi se betaja e hovshme e UÇK-së, meritat e dëshmorëve të fshatit Gllogjan dhe të gjithë Dukagjinit, janë një sakrificë e cila ka bërë një kthesë të madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Isufi: Kjo betejë tregon zhvillimin e hovshëm të UÇK-së

“Kjo betejë tregon zhvillimin e hovshëm të luftës të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës sidomos të sakrificës të madhe të familjes Haradinaj, të Zonës Operative të Dukagjinit, e po ashtu të sinkronizimit të veprimeve me ditën që lidhet me bombardimet e NATO-s e që është një lidhje e pa shkëputeshe e forcave aletate nga ajri dhe forcave tokësore te UCK-se. Prandaj, kjo mënyrë e veprimit, ka bërë që popullit tonë t’i shkurtohen vuajtjet, liria të vij më shpejt dhe po ashtu të lidhet një aleancë e fuqishme, e cila është sot e asnjë dite e që do të vazhdojë edhe me themelimin e ushtrisë së Kosovës”, theksoi Isufi.

Shënohet 19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit pa gjeneral Haradinajn

Në sheshin e qytetit në Deçan u shënua 19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone dhe 18-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s përkrah popullit të Kosovës në këtë luftë çlirimtare.

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, tha se sot kur po kujtojmë dëshmorët e Dukagjinit dhe të tjerët, askush nuk e kishte menduar mungesën e gjeneral Ramush Haradinajt i cili po vazhdon të qëndrojë i ndaluar në Francë padrejtësisht.

Kryetari i OVL së UÇK-së , Avdyl Mushkolaj, tha se është familja Haradinaj që 19 vjet më parë shënoi historinë e re. Ai duke i kujtuar të gjithë dëshmorët e kombit dhe familjet e dëshmorëve, kërkoi lirimin e Haradinajt nga Franca, ngase sipas tij, vlerat e UÇK-së ishin të pastra.

Epopeja e UÇK që u mbajt në sheshin e Deçanit ku morën pjesë shumë qytetarë nga Dukagjini dhe mbarë vendi.

Përvjetori i veçantë për familjen Haradinaj

Me rastin e 19-vjetorit të fillimit të luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, u bënë homazhe në kompleksin memorial të UÇK-së në Gllogjan.

Me këtë rast, ish-komandanti i njërës nga brigadat në atë zonë dhe vëllai i dëshmorëve Haradinaj, Daut Haradinaj theksoi se ky përvjetor ka rëndësi të veçantë për familjen e tij, Dukagjinin dhe për mbarë vendin.

Ai tha se në këtë memorial prehen 85 dëshmorë nga mbarë trevat shqiptare.

Edhe Kushtrim Shala, 18 vjeçar  i cili kishte ardhur ta përkujtoj rënien e babait të tij, Demë Shala, tha se ndihet krenar për sakrificën e babait të tij dhe gjithë dëshmorëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat