Alarm tronditës nga Baton Haxhiu, qershori do ta kall Ballkanin

Aktuale

Alarm tronditës nga Baton Haxhiu, qershori do ta kall Ballkanin

Më: 24 mars 2017 Në ora: 12:55
Baton Haxhiu

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan të Shqipërisë duke debatuar për krizën politike në Shqipëri, ëshoi një alarm bombë, sipas të cilit, do të ketë aq ngjarje të rënda në Ballkan, sa që problemet e tanishme të politikës në Shqipëri nuk janë hiq asgjë. Haxhiu tha se brenda javësh do të ndodhin këto procese të rënda, duke përmendur se gjithsesi në qershor do të ngjajnë.

Ai nuk ishte i qartë për vendin ku do të ndodhin, por nga ajo që la të kuptohej, është fjala për zhvilime të frikshme në Maqedoni, por ndoshta edhe në Kosovë për shkak të arrestimeve që mund të ndodhin nga Gjykata speciale.

“Do ta shihni se çfarë do të ndodhë. Do të ketë aq ngjarje të rënda,  shumë shpejt, në qershor, sa këto do të harrohen tërësisht, janë thjesht asgjë”, tha Haxhiu, duke dhënë një paralajmërim tronditës, pa treguar për burimin.

Haxhiu tha se marrëveshja PS dhe LSI për të hyrë bashkë në zgjedhje është e kopsitur dhe e përfunduar, por që nuk ka ende detaje të mënyrës së qeverisjes, e cila është një vazhdimësi e refomrave që kanë mbetur pa përfunduar, pavarësisht 100 mandateve që mund të marrin bashkë këto dy parti në zgjedhje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat