Thaçi kujton bombardimet: Mbyllen kapitullin e fundit të terrorit shekullor

Aktuale

Thaçi kujton bombardimet: Mbyllen kapitullin e fundit të terrorit shekullor

Më: 24 mars 2017 Në ora: 13:55
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se bombardimet e NATO-s që filluan pikërisht me 24 mars të vitit 1999, ishin fillimi i fundit të terrorit Serbia ushtroi për shekuj në Kosovë.

“Më 24 mars 1999 filloi bombardimi i caqeve policore dhe ushtarake serbe nga Aleanca ushtarake më e fuqishme e globit – NATO. Me këtë intervenim po mbyllej kapitulli i fundit i terrorit shekullor të shtetit serb në Kosovë dhe po hapej rruga e çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

“Në këtë datë ndryshuan edhe librat e historisë evropiane. Për herë të parë, bota u bashkua për ta ndalur gjenocidin. Sot kujtojmë të gjithë ushtarët e NATO-s që humbën jetën gjatë bombardimeve dhe shërbimit në Kosovë, por edhe nderojmë aleatët tanë që e përmbushën premtimin për lirinë tonë”.

“Sot, 18 vjet më vonë, ne synojmë që në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë e tjerë perëndimorë të bëhemi anëtarë të NATO-s, që nesër edhe ne të kontribuojmë anekënd botës për ruajtjen e paqes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat