Shkon Nehat Mustafa, Behar Selimi do të jetë zëvendësministri i ri i MPB-së

Aktuale

Shkon Nehat Mustafa, Behar Selimi do të jetë zëvendësministri i ri i MPB-së

Më: 24 mars 2017 Në ora: 15:39
Behar Selimi

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, do të jetë zëvendësministër i Punëve të Brendshme, në vend të Nehat Mustafës, bëjnë të ditur burime të mediave.

Behar Selimi, ka qenë ish deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës mandatin e kaluar.

Ai për 11 vite me radhë ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës në funksione të ndryshme drejtuese.

Plot tri vite ka drejtuar edhe Policinë Kufitare sikundër edhe bordin për menaxhim të integruar të kufijve të vendit tonë.

Media ka tentuar që gjatë ditës të kontaktojë me Selimin, për të marrë konfirmimin, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat