Borovci: Mustafa dhe Sejdiu, trashëgimtarë të denjë të Rugovës

Aktuale

Borovci: Mustafa dhe Sejdiu, trashëgimtarë të denjë të Rugovës

Më: 24 mars 2017 Në ora: 19:15
Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci

Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci është shprehur se Isa Mustafa në LDK është i denjë i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Isa Mustafa është trashëgimtar i denjë i Rugovës, siç ishte ishte psh, presidenti Fatmir Sejdiu. Ai po e çon vendin në rrugën e drejtë”.

Borovci në Info Magazine ka thënë se LDK nuk e ka humbur Prishtinën dhe se do ta fitojë sërish.

“Si parti jemi të parët kur bëhet fjalë për Asamblenë. Kryetarin nuk e kemi. Prishtinën do ta kthejmë, bashkërisht me tërë anëtarët e devotshëm të LDK-së”.

“Më gëzon fakti që flitet për shumë emra, ka dhjetëra veta nga LDK që mund t’i dalin zot Prishtinës. Nuk them se jam për emra, sepse kemi disiplinë të brendshme intelektuale, i shtrojmë çështjet në nivelet e degëve, në kolegjiumin e Prishtinës dhe më pas në nivelet më të larta”.

“Në LDK nuk fiton individi, cili do që të del LDK-ja është unike. LDK është frymëmarrje e shëndetshme për Prishtinën”.

Ai ka thënë se nëse aplikohet filozofia rugoviane atëherë më shumë gjasë LDK mund të dalë e para në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat