Ky është parkingu ku ndodhi sulmi në Lille të Francës

Aktuale

Ky është parkingu ku ndodhi sulmi në Lille të Francës

Më: 24 mars 2017 Në ora: 23:40
Ky është parkingu ku ndodhi sulmi në Lille të Francës

Tre persona janë plagosur natën e së premtes nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Lille të Francës.

Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të metros Porte d’Arras.

Mediat franceze raportojnë se në mesin e të plagosurve është një adoleshent i cili ka marrë plagë në këmbë.

Ndërkohë në spital ka përfunduar një person tjetër i cili është plagosur në qafë.

Policia e armatosur rëndë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat