Krusha e madhe, fshati i shpirtrave të djegur (+18)

Aktuale

Krusha e madhe, fshati i shpirtrave të djegur (+18)

Më: 25 mars 2017 Në ora: 07:47
Krusha e Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë ,fëmijët dhe pleqtë.

17 vite më parë, konkretisht më 25,26,27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 personat.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.

Për kriminelët serb masakra ishte diçka e zakontë, diçka që sipas tyre duhej të ndodhej vetëm me qëllimin të eliminimit të popullsisë shqiptare në Kosovë. Për ta populli i Kosovës duhej të zhdukej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat