Naim Miftari jep shifra të frikshme që asnjë shqiptar nuk do t'i pëlqente

Aktuale

Naim Miftari jep shifra të frikshme që asnjë shqiptar nuk do t'i pëlqente

Nga: Bota sot Më: 25 mars 2017 Në ora: 21:36
Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari

Tensionet Kosovë- Serbi janë shtuar kohëve të fundit, ndërsa intenzitet të shtuar ka pasur pas ndalimit të trenit serb nga ana e autoriteteve të Kosovës. Ka qenë Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i cili kishte hedhur deklarata luftë nxitëse, madje duke bërë thirrje edhe për mobilizim ushtarak.

Ndërsa Serbia, këto deklarata është duke i marrë edhe më seriozisht, e kjo më së miri dëshmohet me shtimin e inventarit ushtarak nga shteti serb.

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka bërë një krahasim në mes ushtrisë serbe me atë gjermane dhe kroate. Sipas Miftarit, Serbia ka një numër më të madh të tankeve se sa Kroacia.

Mifari ironizon duke thënë se Serbia seriozisht përgatitet për biseda paqësore me Kosovën.

Postimi i plotë:

Serbija seriozisht pergaditet për biseda paqsore me kosoven.
------------------------------------------.
Ushtria serbe do të ketë rreth 250 tanke, derisa për shembull Gjermania ka 306, ushtria Kroate ka vetëm 72 tanke M-84A4, të cilat planifikojnë t’i reduktojnë në 48.

Vëmendje në tekst i jepet aeroplanëve MiG-29 SM, të cilët kanë afërsi të bartjes së raketave kundër radarëve H-31P, me rreze veprimi prej rreth 100 kilometra, dhe siç shkruan gazeta, nëse Serbia do të furnizohet me këto raketa, atëherë do të shtojë aftësitë e saja luftarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat