Shpend Ahmeti flet për jahtin, sqaron vendndodhjen e tij

Aktuale

Shpend Ahmeti flet për jahtin, sqaron vendndodhjen e tij

Më: 26 mars 2017 Në ora: 00:51
Shpend Ahmeti me familje

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është bërë subjekt titujsh medial këtë mbrëmje, pas raportimeve se ai po kalon fundjavën në jahtin e Devollëve në Mal të Zi, me publikimin e disa fotografive ku pretendohet se ai po endet në këtë jaht.

Por vet Shpend Ahmeti tha se nuk ka shëtitur me kurrëfarë jahti dhe se po i kalon pushimet së bashku me familjen e tij.

Në një bisedë me Periskopin, Ahmeti tha se mbrëmë ishte në Shqipëri për ta parë ndeshjen e futbolit mes Kosovës dhe Islandës, ndërsa sot, së bashku me familjen e tij, ka vazhduar pushimet në Mal të Zi.

“Me kurrëfarë jahti nuk kam udhëtu. Jam me grua e me fëmijë për vikend në pushim pas lojës së mbrëmshme”, tha ai.

Ahmeti refuzoi të komentojë më tej për këtë çështje.

Më herët, në Facebook, Ahmeti publikoi dy fotografi, në njërën prej të cilës shihej së bashku me bashkëshorten e dy fëmijët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat