Kastriot Myftaraj: Grupi xhihadist brenda “Plisave” bëri një atentat terrorist islamik në ndeshjen Itali-Shqipëri

Aktuale

Kastriot Myftaraj: Grupi xhihadist brenda “Plisave” bëri një atentat terrorist islamik në ndeshjen Itali-Shqipëri

Më: 26 mars 2017 Në ora: 09:58
Plisat gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri

Cka ndodhi në stadiumin e Palermos, në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes së futbollit Itali-Shqipëri, nuk ishte një incident tifozësh të dhunshëm, por një aksion i një bërthame xhihadiste brenda grupit të tifozëve “Plisat”. Një aksion i ideuar dhe i zbatuar si atentat terrorist islamik.

Grupi xhihadist i kamufluar si pjesë e “Plisave” ishte një plan të saktë për të ndërprerë dhunshëm ndeshjen e futbollit Itali-Shqipëri, duke e kallur në tym e flakë stadiumin e Palermos.

Qëllimi i tyre është që ta largojnë Shqipërinë nga Europa, nga Perëndimi.

Momenti i zgjedhur për të kryer aksionin ishte përzgjedhur me cinizëm antishqiptar, pikërisht atëherë kur kombëtarja shqiptare po luante shumë mirë.
Kur ndeshja rifilloi, kombëtarja shqiptare, e dëmtuar psikologjikisht nga kjo ngjarje, nuk ishte më ajo e njëjta dhe iu deshën shumë minuta për të marrë veten. Minuta të çmuara gjatë të cilave italianët arritën të bëjnë golin e dytë.

Ndërprerja e ndeshjes bëri lajm të keq për Shqipërinë, në rrafsh global, por ende më e rëndë do të kishte qenë nëse ndeshja do të ndërpritej përfundimisht dhe nuk do të riniste më.

Atentati në Palermo është ideuar nga të njëjtat mendje që ideuan atentatin në ndeshjen Shqipëri-Izrael, në Shkodër. Nga emisarët e Shtetit Islamik.
Ekzistenca e një grupi xhihadist brenda “Plisave” është një gjë e njohur. Ata janë fansa të reperëve islamikë Goldag (Arian Agushi), Prince Double H (Hysen Hyseni).
Tashmë është koha që ndaj tyre të merren masa të ashpra. Vetë “Plisat” duhet të denoncojnë këtë bërthamë xhihadiste. Ata duhet të ndalohen të hyjnë në stadium kur luan kombëtarja./Kastriot Myftaraj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat