Zbulohen emrat e të akuzuarve që do t’i marrë Gjykata Speciale

Aktuale

Zbulohen emrat e të akuzuarve që do t’i marrë Gjykata Speciale

Më: 26 mars 2017 Në ora: 11:16
Selia e Gjykatës Speciale

Milaim Zeka, për emisionin “Personale” ka theksuar se kjo Gjykatë bëhet për ta pastruar skenën politike të Kosovës.

Kjo gjykatë poashtu sipas tij, do të merret me vrasjet që janë kryer pas luftës ndaj shqiptarëve.

Zeka tha se Hashim Thaçi në një drekë që kishte pasur me të para disa ditësh i ka thënë si në humor, se edhe vetë gazetari do të jetë i akuzuar nga Gjykata Speciale.

Ndonëse dje nuk ka përmendur emra, para disa muajsh Zeka kishte thënë se në Gjykatë do të përfundojnë udhëheqësit më të lartë të vendit si: Kadri Veseli, Xhavit Haliti e shumë ish – komandantë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat