'Nxehet' debati, Ramë Maraj i përgjigjet Milaim Zekës për 'Sigurimin e Atdheut'

Aktuale

'Nxehet' debati, Ramë Maraj i përgjigjet Milaim Zekës për 'Sigurimin e Atdheut'

Nga: Bota sot Më: 26 mars 2017 Në ora: 12:05
Ramë Maraj, udhëheqësi i Sigurimit të Atdheut

Ramë Maraj, udhëheqësi i Sigurimit të Atdheut, ka reaguar nga akuzave të gazetarit Milaim Zeka, i cili e ka quajtur atë shef të shërbimit sekret të LDK-së, derisa ka ngritur pikëpyetje se për atë se çfarë do të ndodh nëse në vrasjet e pasluftës del të jetë i përfshirë edhe ky shërbim.

Maraj, në reagimin e tij, ka folur për postet e tij ndër vite, ndërsa ka thënë se si këshilltar i presidentit, për të cilin ishte i gatshëm të jepte edhe jetën, nuk ishte çudi që kishte një zyre, përcjell “Bota sot”.

“Isha keshilltar special i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova dhe përveq punës e përkushtimit për të edhe njëqind jetë do ti jepja ,po edhe për secilin president meritorë e këtë mundësi e kanë të gjithë se historia është si gjithsia,isha këshilltarë i presidentit dhe është çudi për dikend që aty kam patur zyrë?”, është shprehur ai.

Në shkrimin e tij, Maraj ka folur edhe Gjykatën Speciale, për të cilën ka thënë se ishte kundër saj që nga fillimi.

Reagimi i tij i plotë:

Një reflektim parimorë mbi një shkrim të gazetarit Milaim Zeka postuar në fb

Publikun dhe miqt e mi dua ti njohtoi se para këtij shkrimi pata një bisedë telefonike me z.Milaim Zeka sepse për njerëz me kalibër, edhe tradita shqiptare na mëson se nuk ban zarar një bisedë sqaruese e cila na thotë se punët e shtëpisë më së miri është që të zgjidhën në shtëpi para se ato të dalin në qarshi çofshin të bazuara,pjesërisht apo të sajuara.

Milaim Zeka është një profesionist kalibër e drejtimin secili e zgjedh vetë dhe ai drejtim secilit ia jep epilogun e finalës së karierës.

Fillimi I tijë kishte shumë të dhëna të bazuara sepse tani e 17 vite për shumë probleme ashtë dashtë të bëjmë edhe më shumë përpjekje ti parandalojmë apo ti zgjidhim në shtëpi e jo në qarshi si dhe më së paku kjo plagë duhet të përmendet në fushata sepse është lëndim për viktimat,familjaret,popullin dhe traditen tonë.I kanë dhjetë muaj në vit dhe shtrohet pyetja pse këto raste mbesin për prag zgjedhjesh.Ky ka qenë edhe qëndrim I imi public të dashur miq që shumica e dini. Për çka është fjala:

Kur ishim në okupim kishim këshilla pajtuese por ato ishin edhe parandaluese.Sikur sot të kishin funksionue shumë probleme do të ishin të zgjidhura.Megjithatë vullnetarët e këtij segmenti nuk kanë pushuar por nuk kanë patur mbështetje kompetente.

Sikur edhe sot të funksiononin disa gjëra nuk do të ndodhnin,e disa të natyrave përkatëse do të kalonin me pajtime dhe kur pajtimet bahen të vërteta dhe ligji I ka hapsirat e veta sikurse edhe qëllimet.

Këtu Milaim Zeka ka të drejtë kur thekson se këto dukuri po aktualizohen kur ka fushata elektorale.Ky është një abuzim I vërtetë me gjakun e familjarve tanë,po edhe më popullin se para se me qenë votues jemi popull-qytetarë me familje edhe por shumë të fuqishëm veq deri sa ta gjejmë rrugën.

Këtë po e them se shpesh politikan e … deklarojnë jemi vend I vogël si në Kosovë edhe jashtë.Për modesti Shën Tereza besoj se e dini por po e përdori se ne një vend mik kishte deklaruar… se vjen nga një vend I vogël Shqipëria… dhe mikpritësi I kishte thënë se si mund të jetë një vend I vogël një vend që botës I ka dhënë një nënë kaq të madhe.Këta jemi ne po ende nuk jemi kompensue meritueshëm në përfaqësim në shumë segmente.

Mos te harrojmë të vrarët janë shqiptarë, nuk kanë lindur nga partitë por nga nënat shqiptare,bile disa parti pas luftës edhe skan ekzistuar këtë po e theksoi se disa në emisione I përgjithësojnë gjërat.Krimi është krim dhe vetëm si I tillë duhet të trajtohet e zhdukët.Të mallkuar do të jenë ata që këpërdorin këtë plagë për votë apo për ndonjë të zezë tjetër.

Një gjë në çka besoj është se në Kosovë do të zbardhën të gjitha krimet Brenda etnike e besoj dhe tjerat por këta politikaj disa më shumë të djersitën për të identifikuar me sistem institucional vrasësit sërb tjërë jashta Kosove.

Kur shkrihet apo shuhet një parti si ti ngjitët emri të vrarit.Dritëro Agolli ka thënë” ..dy vetë u vranë për një fjalë” fjala ende ekziston.

Edhe këtu I jep të drejtë Milaim Zekës kur qorton nga pozita e tijë aktualizimin e kësaj plage nacionale vetëm kur janë fushatat po çka bajnë muajt tjerë populli po e di.

Me luejt me ndjenja të familjeve njëherë të vramë prej Sërbie të plagosur,arrestuar,dhunuar,shpronsuar,shpërngulur dhe tani në vend se tani e 17 vite me I pasë dhënë fund këtyre plagve çka është më e keqja le që pos në disa dalje sporadike në mediume nuk është se ka në sipërfaqe punë konkrete.Nëse ka unë se di dhe nëse ka një sherbim që e di ashtë punë tjetër.

Çka duhet me ju thanë familjeve.Nëse punon pernjëmend fort për shtet ky është fati I Juej.Këtë e di që para lufte ja u ka thënë e bërë veprimtarve Sërbia.

Eshtë çudi qe mu disa nga këta inicues profitabil te temave te zbulimit te krimeve ma me zell ne prag fushatash nuk e bëjnë këtë punë kur jane me pushtet në dorë dhe nuk reagojne veprueshëm.Rrijnë ne pushtet e punen ua kerkojne te menjanuarve padrejtesisht por jo pa qellim.

Gjithsesi se në këtë shkrim nuk ka përgjithsime

Z.Milaim Zeka si gazetarë I karierës pas bisedës që patëm ishte korrekt dhe ajo bisedë mbetët mes nesh por nga ai pres që edhe më tutje ta nxejë këtë temë deri në shterrosje se peshkun kuçeder ja duhet neutralizuar që është më lehtë ose me ia hjek ujin e këtë që dikush po pret se po shterret deti e po ngordhë ky peshku sipas meje janë përfituesit politik që në këtë rast I ka apostrofue si fenomen gazetari Milaim Zeka,

Kur vjen puna te stigmatizimi i sherbimeve unë besoj se Zoti Milaim Zeka ka me reflektue duke u bazue në disa vlera të tijë dhe ato në çka pres dhe çfarë fakte do të konsultoi ai në vijim.

Është në të drejtën e çdo personi në këtë rast gazetari që të kontribuoj në profesionin e tijë për popull e shtet.Disa vakume na ndodhin nga moskomunikimi dhe këtu nuk është një palë por dy gabim.

Nuk ashtë çudi qe intrigat funksionojnë e kanë me funksionue plasime te rrejshme,deklarata e deshmitarë që paguhen për ineresa anti Kosovë

Detyrë e jona është ti përballojmë.Fuqi për se drejti se nga populli e Zoti plus aleatet nuk na duhet.

Dikur para lufte në sistem mediet e Kosovës disa lajme ishin të detyruara që të thonin sipas tanjugut.Por pas lufte me Amerikë,NATO,OKB e BE me Shqipëri plurale ashtu siq është atdheu jonë është kush po I detyron disa medie vendore që ta citojnë gazetën serbe “SVEDOK” si burim te vetëm për të ashtuquajturin shërbimin SIA per me damkosë veprimtarë.

Bashkëqytetarë të mijë okupimi ka lënë pasoja po edhe relikte.Ata të padijshëm e shpirtshitur nuk dijnë tjetër pos punës së tyre.

Merreni me mend në vitin 2003 gazeta sërbe e ilustruar “ SVEDOK”e gjetur nga disa gazetarë të Kosovës kishte botuar një shkrim me titull

” Rugova.Agim Çeku,Thaqi dhe Haradinaj po përgaditen për luftë civile” këtë do ua postoj për me qenë më I bësueshëm citimi në përmbajtje.Djathtas nje komunikatë me shqiponjë serbe.

Del Koha ditore në vitin 2004 afërsisht dhe e boton lajmin për një shërbim SIA pa e cituar gazetën serbe SVEDOK dhe plus kësaj në gazetën serbe shkruan shërbimi SIA po duket se gabimin e sërbve e përmirëson dikush te gazeta Koha Ditore që bëhet ndrikull se ja ngjet emrin e pronarit këtij SIA

.Pra Sërbia shkruan për një plasim të saj që e quan shërbim që se përjashtoj se edhe mund të jetë po Koha Ditore bëhet ndrikull dhe ja vendosë pronarin po me një burim dhe atë vetëm serb pra merr burim SVEDOK-un.

Edhe disa medie kanë rënë në këtë kurth.Pas demanteve që I kam bërë në Klan Kosova,Rrokum Tv,Rubikon,Tribuna Chanell ka edhe antarë kryesishë partie që në disa emisione prap e kanë përmend emrin tim,mos të thellohem se disa nga gazetarë që kanë shpifur për mua kanë arritur edhe në pozita zv ministra dhe pas demanteve prap thonin SIA publikisht .

Këtyre njerëzve po ju them se dështimin do ta kenë epik sikurse dhe pasojat që do tu vijnë nga gjykimi qytetarë ,me dhimbsen fëmijët e tyre që nuk duhet anatemuar unë do ti kursej dhe mbrojë se janë djem të Kosovës vllazën e motra të mijë e ata me Zotin u lafshin.

E kuptoj Z.Zeka se këta kanë plasuar edhe të ndërkombtarët por edhe atje do ta marrin epilogun.

Në fund unë isha në ministrinë e mbrojtjës gjer sa Peterseni dhe lideret e Kosovës në vitin 2000 u dakorduan që nga ajo ditë ska më institucione paralele dhe ashtu kam vepruar.Kemi patur një institut po në vitin 2000,isha këshilltarë special e jo tjetër detyrë siq pretendojnë tash e mbi një dekadë ta plasojnë në opinion disa që para lufte ishin publikisht që Kosova të mbetët në Sërbi.

Isha keshilltare special I Presidentit historic Dr.Ibrahim Rugova dhe përveq punës e përkushtimit për të edhe njëqind jetë do ti jepja ,po edhe për secilin president meritorë e këtë mundësi e kanë të gjithë se historia është si gjithsia,isha këshilltarë I presidentit dhe është çudi për dikend që aty kam patur zyrë?

I çmoj shumë gazetarët ua di hallin dhe shumica janë në vijë kombi por disave po ju them bane profilin e shefit të gazetës ku jeni dhe banu burra e publikojeni-ok këtë po e thëm për logjikë se edhe me dashtë nuk ju lejojnë po fjalën e kam për lojalët.

Sju ka mbetur këtyre të pa dijshmëve veq edhe një ditë të thojnë apo japin lajm : Rama po hante buke,po merrte frymë,kish familje, nuk ish në punë…..

Unë nuk kam qenë për Gjykatë Speciale një etnike po kush I ka ndjekur postimet e mia qysh kur ka dalë deklarata e Dick Marty kamë dalë publikisht dhe kamë qenë që vetë ta formojmë.Ok rrethanat….siq po thuhet,ok po ajo sot është formue.

E marr me mend se këta shpirtmosmirnjohës as ndaj Zotit, I kanë pre në besë edhe disa miq ndërkombtarë, ka fakte.Po nëse janë vijnë me prejardhje fatkeqësie zanati.Nuk habitëm nëse kanë bërë efekte me metoda si thoshte populli dikur : dy pa shpirtë një pa krye, kurse sot ashtë dy pa shpirtë një dam afatshkurtër ,veq ruejna Zot popullin

Për shumë gjana edhe kur kemi dashur me reague kompetencat kanë qenë të transferuara dhe këta specialca zullumçarë vendor si te padijshem apo urdherzbatues jo rrallherë atdhetarët I kanë shitur te miqt si radikal.

Pra qe i bie se nese ata atdhetarë disa pranohen nderkombtarisht ne funkcionim ska shance per pajtim apo veprim nderetnik.Po kjo ska ndodhur me disa etni!

Këtu përjashto djemt e vërtetë të Kosovës.

Por mrekullia do të ndodhë nga qytetarët-populli ynë i shenjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat