Senatori McCain i shqetësuar për konfrontimin e mundshëm në Ballkan

Aktuale

Senatori McCain i shqetësuar për konfrontimin e mundshëm në Ballkan

Më: 26 mars 2017 Në ora: 12:04
McCain

Senatori amerikan dhe drejtuesi i Komitetit në Senat për forcat e armatosura John McCain ka deklaruar se është shumë i shqetësuar për tensionet e mundshme dhe konfrontimin eventual në Ballkan duke paralajmëruar se SHBA javën e ardhshme do të ratifikojë protokollin për bashkangjitjen e Malit të Zi në NATO.

“Për këtë shkak kërkohet një vëmendje e madhe e Bashkimit Europian, NATO dhe gjithë aleatët të mundohen që të pengojnë disa nga kërcënimet e tilla që sjellin krizë atje”, ka thënë kështu mes tjerave McCain gjatë pjesëmarjes në Forumin e Brukselit të organizuar nga fondi gjerman Marshall në SHBA.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkangjitjes së Malit të Zi drejt NATO-s, duke thënë se SHBA javën që vjen do të ratifikojë marrveshjen e protokollit duke thënë se shumica e senatorëve do e përkrahin atë me të parën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat