Përkrahja nga Labinot Tahiri: Kryetar shko pusho në Dubai apo Spanjë se je lodhur

Aktuale

Përkrahja nga Labinot Tahiri: Kryetar shko pusho në Dubai apo Spanjë se je lodhur

Më: 26 mars 2017 Në ora: 16:38
Labinot Tahiri - Shpend Ahmeti

Kandidati për kryetar të komunës së Ferizajt, Labinot Tahiri, i ka dhënë përkrahje kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas publikimit të fotos së tij në një jaht në Budva të Malit të Zi, duke i thënë shko pusho në Dubai ose Spanjë, se je lodhur.

“Bëj sefa e bëj sa të mundesh ditët e lumtura i nderuari Shpend Ahmeti, nëse ke mundësi shko në ndonjë Dubai apo në Spanjë, se për që lodhesh e nuk e sheh ndoshta as familjen tënde me ditë e me javë, nuk po mërzitet kush nga shoqëria jonë”, ka shkruar Tahiri në një koment në profilin e Shpend Ahmetit.

Ai është shprehur se “ç’rëndësi ka që edhe nëse ke qenë në ndonjë jaht apo si i thonë, e rëndësishme është se ai nuk është i juaji zoti kryetarë”, shkruan tutje kandidati për kryetar të komunës së Ferizajt, Labinot Tahiri.

“Nëse Kosova do të kishte më shumë njerëz si ju, do të lulëzonte edhe më shumë”, ka shkruar Tahiri.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është fotografuar gjatë natës së mbrëmshme në një jaht, në Budva të Malit të Zi ku mori vëmendjen e të gjitha medieve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat