Berisha thotë se Shpend Ahmeti po e përdor familjen për ta arsyetuar “jahtin”

Aktuale

Berisha thotë se Shpend Ahmeti po e përdor familjen për ta arsyetuar “jahtin”

Më: 26 mars 2017 Në ora: 18:55
Anton Berisha

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha ka reaguar ndaj rastit të jahtit të Shpend Ahmetit.

Berisha ka thënë se nuk është etike që të përdoren fëmijët dhe bashkëshortja si arsyetim për veprime publike si çështja e jahtit në Budva të Malit të Zi.

“Per dallim prej zv.kryeministrit Ramiz Kelmendit, une nuk i di ‘protokolet’ e jahtes ngase nuk e kam pasur ate mundesi. Ajo çfare mund te komentoj per kryetarin e Prishtines z.Ahmeti, eshte fotoja me familje. Nuk eshte etike te perdoresh femijet e bashkeshorten si arsyetim per nje veprim ‘jahte’ apo çfaredo veprimi tjeter publik. Ajo çfare i kerkohet z.Ahmeti, jane raportet dhe ‘detyrimet’ si zyrtar publik dhe ai duhet te perballet vet”, ka shkruar Berisha në profilin  tij në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat