Edhe në Kosovë festohet 60 vjetori Traktateve të Romës

Aktuale

Edhe në Kosovë festohet 60 vjetori Traktateve të Romës

Më: 27 mars 2017 Në ora: 07:25
Romë

Për këtë ngjarje zyra e BE-së në Kosovë  në bashkëpunim edhe me ambasadën italiane kanë organizuar për sot pasdite një ceremoni ku me këtë rast  në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”  do të hapet një ekspozitë e cila do të prezantojë 60 vitet e Bashkimit Evropian.

Më pas do të mbahet gosti për përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, shoqërinë civile, komunitetin e biznesit, median dhe akademikë të ftuar

Në këtë ceremoni përveç shefes së zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, merr pjesë edhe  Shefe e Piero Sardi, ambasador italian në Kosovë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministrja e Integrimit Mimoza Ahmetaj, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat