Vuçiq kërkon leje nga Qeveria e Kosovës për ta vizituar Leposaviqin

Aktuale

Vuçiq kërkon leje nga Qeveria e Kosovës për ta vizituar Leposaviqin

Më: 27 mars 2017 Në ora: 15:09
Aleksander Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka kërkuar leje nga Qeveria e Kosovës për ta vizituar Leposaviqin.

Kështu i kanë thënë medias burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, leja është kërkuar për disa orë dhe se Qeveria e vendit është duke e shyqrtuar.

O’Connell i shqetësuar se kriminelët e luftës s’kanë dalur para drejtësisë

“Vuçiq ka kërkuar leje nga Qeveria e Kosovës për një vizitë disaorëshe në Leposavic, të mërkurën më 29 mars, bashkë me disa ministra të qeverisë së tij”, tha ky burim.

Aleksander Vuçiq është në garë për president të Serbisë. Zgjedhjet për president të Serbisë do të mbahen në fillim të muajit prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat