Glauk Konjufca: Nëse Shpendi ishte me jahtin e Devollëve, duhet të merret në përgjegjësi

Aktuale

Glauk Konjufca: Nëse Shpendi ishte me jahtin e Devollëve, duhet të merret në përgjegjësi

Më: 27 mars 2017 Në ora: 19:30
Kryetari i Prishtines, Shpend Ahmeti ne jahte

Glauk Konjufca ka bërë disa deklarata të aspak të këndshme për Shpend Ahmetin, kur është pyetur rreth fotove të tij nga jahti në Budva.

Glauk Konjufca, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është zyrtari më i lartë i kësaj partie që ka folur për fotografitë skandaloze të Shpend Ahmetit në jahtën e Blerim Devollit në Budva të Malit të Zi.

Ai ka thënë se gjithçka ngjanë në një projekt kundër Kryetarit të Prishtinës, tash kur zgjedhjet janë në prag, mirëpo ai ka bërë disa deklarata interesante – që nuk duket të jenë shumë të këndshme për Ahmetin.

“Nëse është e Devollëve (jahti) do ta thërrasim Shpendin në përgjegjësi: Shpend, a e ke ditur? Si qytetar do t’i kërkoj llogari, pasi që vetë e kemi zgjedhur në atë post. Ai mund të thotë ‘e kam ditur’ dhe e merr përgjegjësinë për atë”, ka deklaruar Konjufca.

Ai më tutje ka shtuar se beson se sqarimet e Ahmetit janë të vërteta.

“Besoj se janë të vërteta, s’kam çka shtoj tjetër. Ai e ka prezantuar vetën bashkë me bashkëshorten dhe ka thënë se ka qenë duke pirë kafe në një lloj si anije, si jahti. Nuk e di se çka ka këtu spekulime. Krejt ato prej Devollëve e te Qazimat, e ibishat janë spekulime të mediave të pushtetit”, ka thënë Konjufca.

Ai disa herë jahtit ju ka referuar si “restorant”.

“Çdokujt mund t’i ndodh se nuk e di se kush është pronari i restorantit”, ka shtuar deputeti i Vetëvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat