Hoxha: Të mos fshihemi pas të pamundshmes, ta luftojmë korrupsionin

Aktuale

Hoxha: Të mos fshihemi pas të pamundshmes, ta luftojmë korrupsionin

Më: 28 mars 2017 Në ora: 11:33
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në tryezën e organizuar kundër korrupsionit, me titull: Luftimi i korrupsionit, “peshqit” e vegjël zihen, të mëdhenjtë lihen të lirë”.

Kosova nuk bën përjashtim sa i përket pranisë së korrupsionit, theksoi ministrja Hoxha, në fjalën e saj në këtë tryezë dhe shtoi se korrupsioni dëmton qytetarin, institucionet dhe shtetin.

“Kjo është një dukuri negative e cila po dëmton qytetarin, institucionet dhe vetë shtetin. Korrupsioni është një dukuri e cila mund të luftohet, por kjo luftë do të jetë e suksesshme vetëm nëse institucionet punojnë së bashku drejt kauzës zero tolerancë ndaj kësaj dukurie. Askush nuk duhet të fshihet pas të pamundshmes, pas vështirësive apo pas burokracive për të goditur korrupsionin”, theksoi Ministrja Hoxha.

“Konsideroj se të gjithë ne, fillimisht duhet ta luajmë rolin tonë si qytetar të këtij vendi, theksoi Ministrja, si shtetas të shtetit më të ri në Evropë të cilët synojnë integrimet evropiane.

“Prokuroria dhe gjyqësori duhet të luajnë rol aktiv në këtë luftë dhe të ndëshkojnë ata që po dëmtojnë të ardhmen e shtetit tonë. Është koha e fundit që të gjithë ne, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori ta fitojmë këtë luftë, gjithnjë duke e respektuar pavarësinë e secilit dhe kompetencat që i kemi në këtë drejtim”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat