O’Connell: Ka mungesë të luftimit të korrupsionit të lartë

Aktuale

O’Connell: Ka mungesë të luftimit të korrupsionit të lartë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 11:42
Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell

Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, tha se ka mungesë të luftimin të korrupsionit të lartë në Kosovë.

Këtë deklaratë, O’Connell e bëri gjatë prezantimit të raportit të monitorimit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial për vitin 2016, lidhur me trajtimin e rasteve të korrupsionit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Britania dhe Kosova kemi një interes të përbashkët, të kemi një gjyqësor të fort.  Zhvillimet e fundit janë shumë shqetësuese, unë mendoj qe KPK dhe KGJK duhet tu kushtojnë kujdes rregulloreve sekondare që të mos dalin probleme. Te gjeturat e IKD tregojnë se gjykatat dhe prokuroritë po hezitojnë të jenë transparente”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat